Petkoviq beson se Shaqiri do të mbizotërojë në Inter
Trajneri i Zvicrës është i bindur se kosovari ka të ardhme të ndritur në skuadrën italiane.
Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviq, është i bindur se Shaqiri do të mbizotërojë në skuadrën e Interit. Petkoviq në një intervistë për “sport.ch” ka thënë se nuk shqetësohet për karrierën dhe rolin që do ta ketë Shaqiri në Inter. Trajneri i Zvicrës e ka konfirmuar se Shaqiri do të mbetet ende pjesë e Interit.
“Tifozët e kanë marrë me eufori transferimin e Shqirit dhe kanë kërkuar që ai të vazhdojë të jetë pjesë e Interit, sepse kur ai ka marrë rastin për të luajtur, ai gjithmonë ka arritur të bindë. Shaqirin e transferuan si një lider për të ardhmen – kjo nuk diskutohet. Prandaj ai dhe unë nuk jemi të shqetësuar”, ka thënë Petkoviq, transmeton Koha.net.
Shaqiri, 23-vjeçar, në janar të këtij viti u transferua tek Interi nga gjiganti gjerman, Bayern Muenchen. Me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2019.
http://koha.net/?id=6&l=61299


