Goli i Berishës ndër më të vlerësuarit në Suedi
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Berisha realizoi një gol mjaftë të bukur me kokë.Ish-anëtari i Prishtinës që luan aktualisht në elitën e futbollit suedez me skuadrën Gefle, shënoi në ndeshjen ndaj Elfsborgut pas një shkëputje të mirë.
Berisha atë ditë ia dedikoi golin babait të tij i cili festonte ditëlindjen e 53-të, ndërsa mediat suedeze e kanë vlerësuar atë.
“Edhe pse skuadra e tij humbi, Iliri tregoi se është ndër më të mirët në pozitën e tij. Ai ka shënuar me Geflen si në kohën e tij më të mirë sa luante në Orebro. Shkëputja e tij ishte fantastike dhe u shënua një gol shumë i bukur”, shkruanin mediat suedeze.
Berisha është 23-vjeçar dhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa ai më parë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare, por një lëndim i rëndë që e mbajti një vit jashtë fushave të futbollit bëri që ai mos të përfshihet më tek kuqezinjtë. /Telegrafi/


