Gentiana Shabani takohet me qytetarët e komunës së Gjilanit
Gjilan – Kryetarja e Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Gentiana Shabani filloi takimet me qytetarët e komunës së Gjilanit. I tillë ishte edhe takimi i së martës, ku u diskutua për brengat, hallet e problemet që preokupojnë banorët e lagjes së tetë.
Takime të tilla si ky do të vazhdojnë edhe më tutje ku sugjerimet, këshillat, propozimet që do te dalin nga këto takime do të bëhen pjesë e programit e programit elektoral të zgjedhjeve lokale të vitit 2017.
Në takim u diskutua për sfidat që e presin Lëvizjen “Vatra” dhe për projektet që synohen të arrihen nga kryetarja dhe nga udhëheqësin e re.
Banorët u shprehën të kënaqur me zgjedhjen e kryetares Shabani në krye të Vatra-s dhe u entuziazmuan me frymën e re të bashkëpunimit qytetar- subjekt, frymë të cilën e ka sjell kryetarja Shabani.
Shabani duke i falënderuar banorët e lagjes së tetë (VIII), u zotua në rritjen e Lëvizjes “Vatra” dhe premtoi se së bashku me simpatizantët, qytetarët dhe me të gjithë ata që duan ndryshimin, do ta bëjmë atë ndryshim thuhet në njoftimin e kësaj lëvizje./rajonipress/


