UBT

Familjet dhe lagjet e Gjilanit në hall prej mbeturinave

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe pse nuk e patëm si “moto” të vëzhgojmë qytetin, Gjilanin e disa pjesë të tij, por ajo gjendje që ishte para dy dite, me shumë bërllog, ajo gjendje nuk ishte sot. Pra, është fjala në qendër të qytetit. Por, gati një muaj kaluan, këtu në disa lagje të këtij qytetit nuk është hequr bërllogu apo mbeturinat. Në “Rrugën e Kumanovës”, aty afër Restoranit “Bujana”, në rendin e patë të shtëpive, edhe sot i gjen stoqet e bërllogut para dyerve të shtëpive ku akoma janë të pa hequra.

Dikush nuk mund ta vërejë këtë, por banorët e kësaj ane po përballen jo vetëm me këtë të keqe, por dhe me të tjera të kohës. Bie fjala, në këtë banim, që nuk është larg qendrës së qytetit, aty afër Banimit Social, ka shumë qenë, maca ku çdo ditë janë vizitorë të këtyre mbeturina. Këtu vijnë rrallë makinat e “Ekohigjienës” për ta marrë bërllogun e hudhur para dyerve të shtëpisë. Këtu vjen vetëm një traktor me rimorkio me tre punëtorë, të cilët, sa herë vijnë ankohen se kanë harruar apo kanë pasur “telashe” tjera me menaxhmentin.

Uji Dea

Tjetër, qytetarë të nderuar, rruga që fillon nga varrezat e qytetit e gjer në rrafsh te Marketi “Buci” e pak më tutje, fare nuk është pastruar nga bora. Ajo as verës e as dimrit kurrë nuk i ka parë makinat komunale që ta përmirësojnë “gjendjen” e saj me pak rërë. Kur pak bie borë dhe formohet një shtresë akulli, shoferët e kanë vështirë t’ia dalin asaj rruge “akull” gjer në rrafsh. Sikur të mos ishte kjo pjesë e qytetit, Gjilanit.

Ju përgjegjës të komunës, a llogaritni në këtë pjesë të qytetit se është pjesa e pandashme e kësaj komune? A po ju kushton shtrenjtë një kubik rërë të lihet afër rrugës dhe, kur makina nuk ecën, secili qytetar do ta rregullojë “gjendjen” që nuk është e tij. Bile, para një viti keni premtuar se, kur iu drejtuam një zyrtari kryesor të komunës se kjo rrugë verës është me baltë dhe dimrit me borë e ngrica, sepse i mungon asfalti, ai tha se “së shpejti do të fillojë asfaltimi, edhe atë ne dy periudha”!. Kjo gjë nuk u bë as sot e kësaj dite. Dilni e vizitoni këtë pjesë të qytetit, e jo të ndaleni gjer të fusha e sportit, nga ku fillon e keqja e zezë ditës së qytetarëve tanë. Gjer kur shkon kjo punë, nuk dihet? /tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.