UBT

Arifi, e porositë Sokol Halitin: Po sillesh si të ishe në fushatë zgjedhore

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ju, zoti Sokol Haliti si kryetar i komunës së Vitisë, po silleni si të ishit në fushatë zgjedhore, kurse ne po t’i përmendim:shifrat, faktet, kornizën buxhetore e lëshimet ligjore që po i bëni me stafin tuaj. Mos u merr me të kaluarën pa kurrfarë baze, me fjalë kote, por shiko se i ke harruar premtimet tuaja dhe se tani je për t’i shërbyer popullatës, pa shikuar anën partiake. Je zgjedhur për t’i shërbyer qytetarisë, për t’i përmbushur premtimet e për të realizuar programin, projektet, mos e keqpërdor paranë e taksapaguesve, pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është e domosdoshme. Egoja e jote nuk po të lë të dalish jashtë vetvetes ka shkruar ish kreu i Vitisë Nexhmedin Arifi.

Në një prononcim për mediet ish kreu i Vitisë Nexhmedin Arifi ka thënë se qytetaria është për të vlerësuar punët që janë kryer gjatë mandatit sa isha unë, dhe bashkëpunimin që kemi pasur në atë periudhë, janë qytetarët ata që e dinë se sa investime janë bërë gjatë mandatit të kaluar, sa është punuar në këtë komunë për infrastrukturën: rrugët e asfaltuara, trotuare, kanalizime, ujësjellës, sa shkolla të reja janë ndërtuar, anekse e kate janë shtuar, meremetuar e renovuar, nxemje qendrore në shkolla, pastaj sa trafo rryme nëpër fshatra janë bërë, qytetarët kanë përfituar, pa dashur që të hyj në detaje tjera, thekson ish kryetari i komunës së Vitisë, z.Nexhmedin Arifi.

Mos iu bishtëroni pyetjeve sikur nuk po ndodh asgjë. Mund edhe të arsyetohesh se nuk po mundesh me iu ikur premtimeve të fushatës, grupeve të interesit etj. Kështu do të pajtohesha. Bashkëpartiakët e militantët tu po të presin te dera mos po ua mundëson paligjshëm ndonjë tender duke konkurruar me tri firma me kuotim, do të duhej ta kishe hapur një tender për përzgjedhjen e një firme për t’i shmangur bashkëndarjes me jaranët e tu, siç e ke bërë shprehi e zakon. Duhesh të ju ikësh këtyre gjërave e nuk duhet të përfaqësosh vetveten, por tërë popullatën e kësaj komune.

Për gjëra të tilla duhet të japin kontributin e tyre e të ndihmojnë edhe mediat, edhe shoqëria civile e kësaj komune. Pyetjet që po t’ i bëj unë në bashkëpunim me qytetarët, duhet dhënë përgjigje, sepse qëllimi ynë është për të përmirësuar sistemin e kësaj komune, që po e çakordoni totalisht.

Kanalizimi në fshatin Smirë dhe fshatin Tërpezë kanë qenë projekte dy vjeçare për vitet 2013 dhe 2014, mjetet e planifikuara për këto projekte nga viti 2013 janë realizuar 100%, kurse për vitin 2014, ju nuk i keni realizuar këto dy projekte edhe pse mjetet buxhetore i keni pasur në tërësi për realizimin e tyre ndërsa ju gjatë 2014-ës nuk keni arritur që t’i përfundoni.

Keni nxituar të tregoheni të” suksesshëm” duke i marrë mbi 70000 euro nga kanalizimi i fshatit Tërpezë dhe mbi 40000 euro nga kanalizimi i fshatit Smirë dhe i keni arsyetuar këto mjete në aneks kontrata në fund të vitit 2014 , ku shihet mirëfilli se kush i ka lënë këto projekte të papërfunduara.

Si duket ju z.kryetar, më datë 31.12.2014 keni marrë disa vendime për paratë e mbetura nga projektet e pa realizuara në vlerë mbi 200000 euro dhe i keni shpërnda në aneks kontrata e në disa projekte duke keqpërdorur autoritetin zyrtar dhe me këtë keni bërë edhe shkelje të Ligjit mbi Financat Publike.

Investimet kapitale për vitin 2014 thoni se i keni më të larta se në vitin 2013 duke iu dalur nga mendja se mjetet buxhetore për vitin 2014 janë projeksion i udhëheqjes së kaluar, kurse ju nuk keni qenë në gjendje t’i realizoni edhe pse mjetet i keni pasur.

FIDANISHTJA

Nuk e keni realizuar ndërtimin e shkollës në fshatin Sadovinë të Muhaxhirëve, e keni diskutabile se mjetet që i kanë marrë punëkryesit, nuk dihet nëse punët janë të kryera: në ambulantën e fshatit Pozheran, kanalizimi në fshatin Verban, kanalizimi në fshatin Trestenik, emergjenca në Viti etj.

Ua kujtojmë se donatori më i fuqishëm CDI-ja gjatë vitit 2014 nuk ka bërë asnjë investim me ju, ndërsa ne kemi pasur marrëveshjen për finalizimin e rrjetit të ujësjellësit në të gjitha fshatrat. Ky donator në komunën e Vitisë ka investuar nga viti 2008 vazhdimisht e ju tani këtë investitor serioz e keni humbur.

Se sa jeni menaxher i mirë i buxhetit dhe punësimet, unë ua kam thënë zoti Haliti, iu erdhi edhe” Draft raporti i auditimit gjeneral për 2014-tën”, me vërejtjet deri te shkalla me rrezikshmëri të lartë, pastaj vërejtje gati për secilën drejtori deri te Drejtoria e arsimit ku ka të punësuar 87 mësimdhënës më tepër e që neve na vije keq për ta, se një ditë do të detyroheni t’i largoni nga puna, këtë e thekson qarkorja.

Te kjo gjendje keni ardhur se Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave e ka parë se ju po i përdorni mjetet nga të hyrat vetanake për pagat e mësimdhënësve që është tërësisht shkelje e ligjit, që do të jetë edhe më keq, këtë rrugë do ta ndiqni edhe për pagesën e këshilltarëve komunal?!

Sa i përket shkollave që përmend, sa për sqarim të opinionit ta kujtoj edhe njëherë: Shkolla fillore në Ballancë ka qenë projekt dy vjeçar, ndërtimi i vrazhdë ka qenë i planifikuar për vitin 2013 punë e cila është realizuar, kurse finalizimi ka qenë i paraparë për vitin 2014 dhe atë nga të hyrat vetanake të komunës.

Edhe shkolla fillore në Sllatinë të epërme, është një investim nga mjetet vetanake të komunës, konkretisht nga tatimi në pronë dhe i ndarë në faza, e që në planin tonë ka qenë dashur të përfundoj në vitin 2014, pra 100% nga të hyrat vetanake. Kurse ndërtimi i Shkollës së Mesme Teknike (Profesionale),është projekt të cilin ne e kemi fituar nga MASHT në vlerë mbi 1000000 euro, që kohëzgjatja e ndërtimit është projeksion i Ministrisë së Arsimit e jo i komunës, siç po trumbeton e pretendon t`i z.Haliti.

Ne do të donim që të shohim edhe projekte tjera të zhvilluara në komunën e Vitisë, e ty duhet të të vije keq, ndërgjegjja është të mos mashtrosh opinionin e qytetarinë e kësaj komune me këto të pa vërteta. Asnjë nga këto nuk janë projekte tuaja, t`i e di fare mirë. Po më çudit ky fakt.
Po e thoni z.Haliti se e keni pavarësuar shkollën në fshatin Pozheran dy punktet e shkollave të mesme në një objekt që e mbajnë mësimin: Gjimnazi dhe Teknika (Shkolla profesionale). Cilën e pavarësuat? Po të ishte e vërtetë ne do të ju përgëzonim, por janë disa procedura. Do të ishte mirë të konsultoheni me normativin e Ligjin për arsimin, ka rregulla e norma për numrin e nxënësve, mësimdhënësve, pastaj kur pavarësohet shkolla duhet të ketë emërtim, drejtor etj. Cilët janë emrat e propozuar nga komuna e DKA-ja, drejtuar Komisionit për emërim shkollash në MASHT?

Ju zoti Haliti nuk keni kurrfarë programi që aq shumë e keni përfolur, asnjë zhvillim pozitiv nuk e keni, të gjitha meritat e qeverisjes së kaluar po i merr mbi vete. Thuaje ndonjë projekt tuajin, sepse po shihet se keni ngecje në çdo segment. Përmirësoje jetën e qytetarisë së kësaj komune, mos prapagando si në kohë fushate. Me këtë keqqeverisje dhe i varur prej grupeve të interesit e jaranëve, po bëhen 18 muaj pa asnjë investim serioz në komunën e Vitisë nën udhëheqjen tuaj zoti Haliti ka thënë, ish-kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.