Komuna dhe Ministria e Financave identifikojnë projektet në fushën e PPK
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama kanë pritur sot në takim Lorik Fejzullahun, Udhëheqësin e Departamenti Qendror të Partneritetit Publik Privat dhe Mustafë Hasani, Këshilltarë i PPP-së pranë Ministrisë së Financave.
Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar rreth identifikimit të projekteve potenciale në fushën e Partneritetit Publik Privat, mundësitë për investime, ofrimin e mbështetjes nga DQPPP për projektet si dhe rreth përgatitjet e studimeve të parafizibilitetit dhe Fizibilitetit në fushën e Partneritetit Publiko Privat./rajonipress/


