UBT

Komiteti i Pronës i përgjigjet pozitivisht KEDS-it

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (KGJKP), ka shqyrtuar kërkesat e kompanisë KEDS për dhënien e pronës publike në shfrytëzim, për nevoja të ndërtimit të disa trafove dhe i është përgjigjur pozitivisht asaj, duke e rekomanduar propozimin në Kuvend Komunal.Sadudin Berisha, drejtor për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, ka thënë se KEDS-i ka kërkuar tri parcela, me sipërfaqe të përgjithshme prej 64 m/2, për të vendosur tri trafo të energjisë elektrike. Një pronë gjendet në Ponesh, tjetra te udhëkryqi për Kufcë, kurse parcela e tretë është në lagjen “Arbëria”.

Nevzad Rushiti, kryesues i Komitetit, ka thënë se bëhet fjalë për tri prona, në tri lokacione të ndryshme, ku KEDS-i ka planifikuar ndërtimin e tri trafove, për të përmirësuar shpërndarjen e energjisë për qytetarë dhe biznese.

Rushiti ka thënë se përgjegjësi e Komitetit të Pronës është që të bëjë rekomandimin për dhënien në shfrytëzim të këtyre tri parcelave, ndërkaq i mbetet Urbanizimit që t`i përcaktojë kriteret tjera sa i përket përputhshmërisë me planin urbanistik.

Sadudin Berisha, drejtor për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, ka thënë se KEDS-i ka kërkuar tri parcela, me sipërfaqe të përgjithshme prej 64 m/2, për të vendosur tri trafo të energjisë elektrike. Një pronë gjendet në Ponesh, tjetra te udhëkryqi për Kufcë, kurse parcela e tretë është në lagjen “Arbëria”.

Uji Dea

Ai ka sqaruar se në bazë të ligjit, prona jepet në shfrytëzim për 99 vjet, por titullar i saj mbetet Kuvendi Komunal i Gjilanit.

Fadil Hajdari, anëtar i KGJKP ka thënë se duhet të jemi të kujdesshëm në rastet kur japim pronë komunale në shfrytëzim për interesa publike, që projekti të mos dëmtojë interesat private të qytetarëve, siç ka ndodhur në të kaluarën me rrjetin e tensionit të lartë në pjesën jug-lindore të qytetit, që njihet si rruga e Kumanovës.

Berisha ka thënë se kompania duhet ta marrë edhe pëlqimin urbanistik te Drejtoria e Urbanizimit, para se të ndërtojë trafot në këto tri parcela./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.