FIDANISHTJA

11 vërejtje për draft-ligjin e Speciales

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Shumë shpejt pritet t’i hapet rrugë procedimit të Projektligjit për Gjykatën Speciale në Qeverinë e Kosovës dhe më pastaj legjislativit.

Burimet e gazetës “Zëri” brenda ekzekutivit kanë konfirmuar se ekipi teknik tashmë ka dhënë 11 vërejtje në lidhje me përmbajtjen e draft-ligjit të propozuar nga BE-ja dhe se çështja e procedimit të Projektligjit për Gjykatën Speciale është në duart e Grupit politik që përbëhet nga presidentja e vendit, Atifete Jahajga, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi.

Uji Dea

“Grupi i ekspertëve ka paraqitur vërejtjet në lidhje me përmbajtjen e draft-ligjit të ardhur nga BE-ja më 29 maj sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale”, ka thënë zyrtari i lartë i Qeverisë./zeri/