Fundamenti

Valon Shefkiu: Po jam intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe jam i pastër si loti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Valon Shefkiu shef i sektorit të urbanizimit në Gjilan tha për rajonipress se është intervistuar nga Prokuroria e Gjilanit dhe është pyetur rreth procedurave të inspeksionit dhe punëve tjera që lidhen me këtë sektor. Pos meje janë intervistuar edhe Baki Azemi, Ismet Hajdini, Merita Canaj dhe Shkëndije Mahmuti. Jam i pastër si loti dhe jam i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë tha Shefkiu.

Valon Shefkiu së bashku me katër zyrtar tjerë komunal është hetuar dhe intervistuar nga Prokuroria e Gjilanit rreth punëve që lidhen me inspeksionin komunal dhe rreth mos intervenimit me kohë për rrënimin e ndërtimeve pa leje.

Valon Shefkiu tha se është intervistuar nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit e jo të akuzuarit. “Unë jam intervistuar nga prokuroria e Gjilanit si dëshmitar e jo si i akuzuar dhe jam pyetur rreth ndërtimeve dhe specifikave që ka ky sektor. Më kanë pyetur për procedurat e inspeksionit dhe për rrënimet që nuk janë kryer më herët. Asgjë nuk ka të fshehtë këtu sepse gjithçka që është bërë është bërë në mënyrë transparente dhe profesionale” tha Shefkiu.

UBT

Shekfiu tha se do të bashkëpunoje me Prokurorinë e Gjilanit për të sqaruar të gjitha çështjet e ngritura dhe të dyshuara. Shefkiu tha se pos tij në pyetje janë marrë edhe Baki Azemi, Shkëndije Mahmuti, Merita Canaj e Ismet Hajdini.

Valon Shefkiu tha se ka shkuar vet në prokurori. “Unë jam i pastër si loti dhe jam i hapur për bashkëpunim me Prokurorinë” tha Shekfiu.

Jetish Maloku ndërkaq nuk ka preferuar të flas me arsyetimin se nuk ka asgjë konkrete. Prokuroria kohëve të fundit është treguar e mbyllur hermetikisht për mediat në lidhje me rastet e shumta dhe aferat korruptive në Anamoravë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.