ARKATANA

Drita në barazh për të mbijetuar në Superligë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Futbollistëve të Dritës nuk i mjaftuan 39 pikë nga 33 xhiro sa i tubuan në Superligën e Kosovës në futboll për të siguruar ekzistencën në këtë ligë ata do të përballën me Flamurtarin e Prishtinës i cili u rendit në pozitën e 4 të Ligës së Parë futbollistike të Kosovës, ku do të vendoset se a do të mbesin në Superligë apo do të jenë pjesë e Ligës së Parë futbollistike të Kosovës.

Baticat dhe Zbaticat që i përcollën “bardh e kaltërtit” e Dritës gjatë edicionit të garave 2014 – 2015 pak kush e ka pritur duke ditur potencialin që kishte ky mjedis, dhe të luftosh sot për të mbijetuar dëshmon se në këtë klub nuk u punua ashtu siç duhet.

Nikoqir i barazhit në mes Dritës dhe Flamurtarit do të jetë stadiumi në Mitrovicë “Riza Lushta” ku pritet një rivalitet i jashtëzakonshëm por edhe një interesim shumë i madh i tifozëve të dy skuadrave të këtij takimi.

Fundamenti

Se cilat janë objektivat e Dritës në këtë ndeshje e cila zhvillohet të enjtën trajneri i kësaj skuadre Afrim Shahini është mjaft optimist, “Së pari nuk është reale që klubi i Dritës është në këtë barazh, gjatë tërë edicionit të garave ndikuan shumë faktor e më së shumti lëndimet të cilat i patëm në skuadër, por edhe forma e shumë futbollistëve patë oshilime të cilat ndikonin edhe në rezultat dhe ja ku jemi në këtë gjendje, por duhet theksuar se në ndeshjen me Flamurtarin në Mitrovicë përpos fitores nuk kërkojmë asgjë, dhe në të kundërtën do të ishte humbje për klubin tonë pasiqë jemi shumë më të mirë se shumë klube të Superligës”.

Se sa janë të motivuar futbollistët e Dritës para këtij barazhi futbollistik Shahini bën të ditur,”Buletini shëndetësor është i mirë, kemi vetëm një problem të madh me mesfushorin Mensur Limiani i cili është i lënduar dhe vështirë se mund të shërohet, vullneti, disiplina dhe përgatitjet gjerë të enjten nuk do të mungojnë dhe shpresojmë më të mirën për klubin tonë”.

Në këto momente të vështira të klubit të Dritës po i dalin në ndihmë edhe tifozët e sajë besnik “Intelektualët” të cilët në mënyrë të organizuar do të nisen drejt qytetit të Minatorëve në Mitrovicë për t`i përkrahur klubin e zemrës së tyre Dritën, “Ne jemi mobilizuar si asnjëherë më parë, për këtë ndeshje gjatë 90 minutave do të jemi futbollisti i 12 i skuadrës sonë, pritet qe një numër jashtëzakonisht i madh të udhëtojmë dhe do të japim gjithçka nga vetja për të mirën e klubit dhe shpresoj se ky edicion do të jetë vetëm një epizodë e keqe si për ne tifozët njëashtu edhe për vetë klubin e zemrës sonë”, thotë Taulant Byqmeti udhëheqësi i tifo klubit”Intelektualët”/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.