ARKATANA

Aliu: Kuvendi po punon në shërbim të qytetarëve e jo të grupeve të interesit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Avdyl Aliu shef i grupit të LDK-së edhe pse nuk ka përmendur askund akuzat e PDK-së rreth punës së Asamblesë Komunale ka thënë se puna e Kuvendit bazohet në shërbim dhe interes të qytetarëve të Gjilanit e assesi të grupeve të interesit.

Avdyl Aliu thotë se Kuvendi i Komunës është organi më i lartë në Komunë, i cili zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët e komunës së Gjilanit dhe kryen detyrat dhe obligimet sipas Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale, Statutit dhe akteve të tjera nënligjore.

Me kohë dhe duke i përfillur kriteret e nevojshme, Kuvendi i Komunës i ka themeluar të gjitha komitetet obligative, joobligative dhe tash së fundi edhe komitetin konsultativ të ekspertëve nga fusha e planifikimit.

Të gjitha këto trupa ndihmëse të kuvendit janë duke funksionuar në mënyrë të kënaqshme duke lehtësuar në këtë mënyrë punën e Kuvendit Komunal dhe të ekzekutivit nga aspekti profesional.

Kuvendi Komunal ka arrit që të ndërtojë një frymë të mirë dhe tolerante ndërmjet të gjitha grupimeve politike të përfaqësuara në kuvend, dhe ekziston një vullnet i mirë edhe i kryesueses duke dhënë hapësirë të mjaftueshme dhe të pakufizuar në aspekt kohorë për të gjithë anëtarët e Kuvendit, të gjithë kanë të drejta të njëjta dhe të barabarta dhe mundësi të barabarta me marrë pjesë në të gjitha proceset e punës së kuvendit.

FIDANISHTJA

Deri më tani kemi mbajtur 17 seanca të Kuvendit të Komunës në të cilat i kemi nxjerrë dikund 60 vendime, kemi anuluar shumë vendime të kundërligjshme të nxjerruna në mandatin e kaluar, janë dhënë 18 raportime të ndryshme, 11 informata të ndryshme nga drejtori dhe sektorë të ndryshëm, janë shqyrtuar shumë kërkesa, nevoja dhe raste të ndryshme.

Të gjitha këto punë që u përmendën qëllim kryesor e kanë pasur interesin e qytetarit të komunës së Gjilanit e assesi interesin e ndonjë grupi të ngushtë mendon Aliu.

Me qëllim të mbarëvajtjes së punëve në Kuvendin e Komunës dhe në komunë në përgjithësi ne si kuvend kemi një bashkëpunim të kënaqshëm me ekzekutivin e që kjo nuk nënkupton se po i shërbejmë ekzekutivit, por këtë e bëjmë për t`i shërbyer sa më mirë interesave të qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Nisur nga fakti se deri më tani kemi mbajtur 17 seanca dhe gjithashtu duke e llogaritur se një seancë zgjat dikund 6-7 orë, atëherë del se deri më tani në kuvend i kemi bërë dikund mbi 100 orë pune. Prandaj, dua të besoj se asnjë anëtar i kuvendit nuk e ka harrxhuar në mënyrë të padobishme këtë kohë apo duke i shërbyer një interesi të ngushtë, por duke u munduar që të bëjë një punë të mirë për interesa të qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Kuvendi i Komunës së Gjilanit do të vazhdoj me punë, sigurisht se gjithmonë ka vend edhe për më mirë, do të synojmë më mirë dhe më shumë se që kemi bërë deri më tani për interesat e qytetarit të komunës së Gjilanit ka thënë Avdyl Aliu, Shef i Grupit të këshilltarëve komunal të LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.