Haliti takoi punëtorët grevist të “Eco – Higjienës” në Viti
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Nexhmedin Jakupi kanë takuar sot në mëngjes punëtorët e njësisë së kompanisë “Eco-Higjiena” të Vitisë të cilët ju kanë bashkangjitur grevës në nivel regjioni.
Sipas punëtorëve kjo grevë vjen për shkak të disa pakënaqësive për brenda kompanisë së mbeturinave ku potencuan se kompania “Eco-Higjiena” nuk është duke bërë pagesat e punëtorëve në xhirollogarinë bankare, por se kjo kompani nuk po bënë pagesat e kontributeve në Trustin pensional të Kosovës.
Punëtorët treguan se kjo grevë ka të bëjë me pakënaqësinë ndaj kompanisë dhe jo ndaj institucioneve komunale të Vitisë dhe u treguan të vendosur që të vazhdojnë grevën e nisur deri në plotësim të kërkesave të tyre.
Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u tregua i gatshëm që të bashkëbisedoj për këtë çështje me përfaqësuesit e kompanisë në fjalë dhe të akterëve të tjerë më qëllim që të gjendet një zgjidhje.
Haliti ndër tjerash tha se gjendja normale e pastërtisë në Viti është kthyer falë punës së palodhshme të këtyre punëtorëve thuhet në njoftimin e komunës së Vitisë./rajonipress/


