United Hospital

Mendime të atyre që vërtetë e deshën shqiptarinë

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Përzgjedhur nga Haxhi Muhaxheri (Ora Shqiptare) – Feja e vërtetë dhe me të vërtetë e shenjtë, është dashuria për atdheun, respekti për të drejtat dhe liritë e tij.” /Jani Vreto/

“Ne shqiptarët lipset të lidhim një fe të re dhe të liruar, po me një ndryshim, që perëndi të jetë Shqipëria. /Hysen Hoxha, Veprimtar i Rilindjes Kombëtare/

“Vështroni këtë dru mani o djemtë e mi! Ka dy trupa dhe një rrënjë. Kështu dhe ne si popull jemi një pjesë myslimanë, një pjesë të krishterë, por kemi një rrënjë të përbashkët, jemi shqiptarë”. /Dudë Karabunara, veprimtar i Rilindjes Kombëtare/

“Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, për me ju damun, me ju vorfnue! Feja e shqiptarit është shqiptaria!” /Pashko Vasa/

“Shqiptari është shqiptar përpara se të jetë mysliman a i krishterë”. /Sami Frasheri/

“…në mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë: janë një trup, një mendje, një qëllim,një besë”.(Sami Frashëri)

“Lereni më nj’anë fenë, Të shikojmë mëmëdhenë.” /Naim Frasheri/

“Njeriu mund të ketë cilëndo fe që ka gjetur prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tinë, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”. /Fan Noli/

“….megjithëqë elementi mysliman ka shumicën në Shqipëri, nuk besoj të ketë një shtet të qytetëruar, ku të mbretërojë aq tolerancë feje, sa në Shqipëri”. (Fan Noli)

“Vëllezër qem’ e jemi, s’kemi për t’u ndarë, Bes e fe ne kemi kombin shqiptar!” /Hilë Mosi/

“Është nevojë Shqiptarët e mençur të kuptojnë që feja është një gjë veç kombit, që para se të jemi të krishterë a muhamedanë, jemi të gjithë Shqiptarë, rrojmë të gjithë në Shqipëri dhe përdorim të gjithë një gjuhë. Dhe Shqiptarët e mençur e të urtë qi kuptojnë këtë gjë, kanë detyrë t’u japin të tjerë Shqiptarëve t’a kuptojnë dhe ata.” /Faik Konica/

“Shqiptarët nuk janë pra as sllavë, as helenë barbarë, por përfaqësuesit e një qytetërimi më të vjetër, një nga më të lashtit e Evropës, i cili ka lënë monumentet dhe kujtesën në të dy brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon, si në fushat ku qe Troja, aty ku Hektori është përfaqësuesi i lashtësisë, ashtu si Skënderbeu është ideali i Mesjetës, dhe Boçari personifikimi kalorësiak i kohëve moderne; mbi të cilat shekujt, shqotat, revolucionet, tiranët, pushtimet, fetë, mynxyrat kaluan si shkulme të tërbuara pa arritur ta shfarosin, dhe që një ditë është e destinuar ta thyejë gurin e rëndë të varrit të tij”. /Dora D’Istria/

ARKATANA

“Poshtë rob’rija! Posht’ errësira, që po përdorin armikët sot! Njeri me kisha, tjatri me xhamira; Jemi vëllezër, s’na ndajnë dot!” /Mihal Grameno/

“Ne, vëllezër, nuk kemi asgjë të përbashkët me Turqinë përveç fesë (edhe këtë vetëm një pjesë nga ne), e cila, përpara Atdheut, kombit dhe lirisë, amanetit të lënë nga gjyshërit për dashurinë kundrejt Atdheut dhe gjuhës, nuk do të thotë asgjë”. /Çerçiz Topulli/

“Nga pikëpamja e politikës kombtare, kleri shqiptar, e sidomos kleri katolik, po të kishte dashtë me punue, kishte mujt me punue, por s’ka punue as pak. Po të kishte punue kleri, nuk do kishim sot malësorët t’onë krejt analfabeta. Pse nuk i mësoshin? Për “ariere pense”, pse nuk doshin qi populli të përparojë e të xanë me i njoft të drejtat e tija, për me muejt me i përdorue gjithnji për vedi”. /Nikolla Ivanaj/

“Fatkeqësia më e madhe për popullin tonë, në kohën e sundimit osman, qe ndarja e tij në fe të ndryshme, klerikët e të cilave ishin bërë vegla të verbra të propagandës politike e vareshin prej shteteve të huaja”. /Ali Këlcyra/

“Armiku kryesor i nacionalizmit shqiptar ishte kuçedra me dy kokë, fanatizmi mysliman e ortodoks, që qe ngulur si një pengesë e pakapërcyeshme në rrugën e përparimit kombëtar. Qysh kur ndërgjegjja kombëtare u copëtua nga jataganët e jeniçerëve, feja ka qenë arma kryesore në duart e të huajve të interesuar për të shkulur nga rrënjët idenë e një atdheu shqiptar. /Ali Këlcyra/

“Tradhti nuk është vetëm të ikësh nga balli i luftës. Tradhti është edhe kur mbjell farëra, që

janë kundër interesave të kombit dhe gjallërisë kolektive të popullit”. / Ismet Toto/

”Ne shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi tanë vllazën gjaku dhe vllazën vatani . Do të shkojmë mbarë e mi…rë me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulzimin e atëdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë”

(Hafiz Ibrahim Dalliu)

“Është e vërtetë se ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi të përbashkët”. /At Gjergj Fishta/

“Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë , një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut “./Mulla Idriz Gjilani/

“Kristianë e myslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë.Ta duam njëri-tjetrin, t’i tregojmë botës mbarë se shqiptarët pa dallim feje, janë vëllezër si bij të njëshëm të së dashurës sonë Shqipëri” /Hafiz Vehbi Dibra/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.