Nën hijen e shamisë… ( 19.06.2011 / h 01:40 )
Nën hijen e shamisë, sytë të qajnë, të lotojnë, nënë, i thuaj bis, t`i dhe lotët, mos t’ më harrojnë.
Nën hijen e shamisë,
pranë vllaut dhe motrës qanë,
zëri yt i thërret mërzisë,
vaj për nënën dhe babanë.
Nën hijen e shamisë,
do të thërrasin tri herë në emër,
për hir të dashurisë,
do i ligështosh në zemër.
Nën hijen e shamisë,
do marrësh rrugën për tek unë,
rrugës sate pranë shtëpisë,
do ja dhurosh një fund.
Nën hijen e shamisë,
do ti hapin dyert që të zbresësh,
në dyert e vjehërrisë,
fëmijët do i presësh.
Nën hijen e shamisë…
Fitim Kosumi


