Artana në pritje të zhvillimit ekonomik dhe turizmit rural
Gjilan – Zyrtarët e Artanës në një takim që kanë pasur me përfaqësuesit e “European Center” kanë prezantuar projektet e tyre për hartimin e strategjisë për zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e turizmit rural.
Gazmend Salijevic përfaqësues i “European Center” në takim me kryetarin e komunës Svetisllav Ivanoviq janë dakorduar për hartimin e strategjisë për zhvillim ekonomik dhe zhvillimin e turizmit rural, dhe mundësit e përkrahjes dhe angazhimin e një eksperti të jashtëm për bashkëpunim.
Ndërsa kryetari Ivanovic ka falënderuar “European Center” për angazhimin dhe si rezultat i këtij takimi ata edhe kanë caktuar takimin e grupit punues për javën e ardhshme./rajonipress/


