UBT

Fitore që Dritën se shmang nga barazhi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shënues: Arlind Shaqiri 47’, 48 – Eroll Miftari 21’. Drita ka shënuar fitore në ballafaqim me Trepçën 89’, por kjo fitore nuk i kryen punë, ngase edhe ashtu nuk mund t’i ik ndeshjes së barazhit, e cila do të vendos se a do të mbetet ekipi gjilanas në Superligën e Kosovës, apo do të garojë në rang më të ulët të garave.. Drita – Trepça ’89 2:1 (0:1).

Kjo mbase ka qenë arsyeja që gjilanasit kanë luajtur me përbërjen e dytë, duke ruajtur lojtarët më të mirë.

Mysafirët, që gjithashtu u paraqitën me një përbërje me ndryshe, në fillim të ndeshjes kanë qenë më të mirë dhe në minutën 21 ia kanë dalë që të kalojnë në epërsi me rezultat 0:1. Ka qenë Eroll Miftari që është shërbyer nga thellësia dhe me urti mbi duart e portierit vendas Huruglica e ka futur topin në rrjetë.

Vendasit në pjesën e parë kanë pasur vetëm një rast të mirë edhe atë në minutën 30, kur Murati ishte i vetmuar por gjuajti drejt në portierin.

Vendasit, shumë më mirë kanë luajtur në pjesën e dytë të ndeshjes. Që në nismë ata ia kanë dalë të barazojnë. Ka qenë Shaqiri që në minutën 47 ka shënuar nga afërsia. Një minutë më pas, i njëjti lojtar ka dalë i vetmuar para portierit mysafir dhe nga një pozitë ballore ka qëlluar rrjetën, për të shënuar rezultatin përfundimtar 2:1.

FIDANISHTJA

Drita – Trepça ’89 2:1 (0:1)

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 50. Gjyqtarë: Idriz Kelmendi, Alban Ejupi, Visar Kelmendi, Artan Tahiri. Shënues: Arlind Shaqiri 47’, 48 – Eroll Miftari 21’. Të ndëshkuar nuk pati.

Drita: Huruglica, Baxhuku, Tusuni, Haliti, Rashiti, Ajdari, Morkaja, Shaqiri, Gashi, Shala, Murati, Trajner: Afrim Shahini.

Trepça 89’: Qitaku, Ademi, SAlihu (Haxhani), Jonuzi, Kaqiku, Sahiti, Ahmeti, Potoku, Hyseni, Miftari, Pepiqi. Trajner: Sabit Osmani./rajonipress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.