Hidromorava

PDK: Kuvendi Komunal vetëm sa për sy e faqe, Gjilani i zhytur në krim e keqëqeverisje

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Përgjegjës për përkeqësimin dhe dështimet e qeverisjes komunale dhe gjendjen e rëndë të krijuar në Gjilan, është edhe Kuvendi Komunal, roli i të cilit më nuk funksionon sipas kompetencave që ka. Kuvendi Komunal gjatë këtij mandati është shndërruar vetëm në një instrument të ekzekutivit, duke i shërbyer grupit të interesit që është në maje të qeverisjes komunale thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Deri më sot, asnjë vendim, rregullore apo rekomandim që ka miratuar Kuvendi Komunal i Gjilanit, nuk është implementuar nga ekzekutivi, apo pjesërisht janë marr për bazë nga ekzekutivi. Deklarativisht është thënë disa herë nga kryetari i komunës, se të gjitha çështjet e rëndësishme do të shqyrtohen para KK dhe vendimet e saj do të respektohen. Por kjo nuk po ndodhë fare thuhet në reagim.

Sipas PDK-së problemet e mëdha dhe serioze që ka sot Gjilani, i takon edhe Kuvendi Komunal që të analizojë dhe shqyrtojë mundësinë e daljes nga kjo gjendje e stërkeqe dhe nga ky kaos në çdo sektorë që menaxhon komuna e Gjilanit. Edhe pse kjo është provuar me rastin e ndërtimeve pa leje, ku me inicimin e këshilltarëve të opozitës është miratuar unanimisht që ekzekutivi i komunës të ndalojë këtë kaos i cili po e dëmton rëndë buxhetin komunal, duke prishur rendin dhe planet urbanistike në të cilat është investuar mjaft shumë në të kaluarën.

Anëtarët e Kuvendit Komunal, më nuk janë kah e dinë se kush janë dhe pse janë, çfarë duhet bërë dhe si duhet vepruar ndaj një stërkeqe të qeverisjes komunale. Edhe roli i kryesuese së KK ka ndryshuar, sepse angazhimi i saj i plotë është duke u bërë në punët që i takojnë ekzekutivit. e jo vendimmarrjes së Kuvendit Komunal. Edhe sikur të ishte një angazhim dobiprurës për qytetarët e Gjilanit, do të ishte krejt në rregull, por problemi është se e gjitha puna që bëhet, ka të bëjë me realizimin e interesave të ngushta të grupit të interesit që po qeverisë Gjilanin, si dhe me organizimin e ekskursioneve turistike që i bëjnë në numër të madh e në kurriz të buxhetit komunal dhe taksapaguesve të Gjilanit.

Uji Dea

Puna aktuale që është duke u bërë në Kuvendin Komunal të Gjilanit, është vetëm sa për sy e faqe, sepse i ka humbur krejtësisht roli dhe rëndësia që ka. Askush nuk raporton dhe nuk jep llogari për problemet të cilat kanë eskaluar tanimë në qytetin e Gjilanit, siç janë ndërtimet pa leje dhe për problemet tjera me të cilat përballen qytetarët e Gjilani. Rasti i fshehjes së raportit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet vitin e kaluar, e që kap vlerën 1,6 milion euro dhe kërkesa që i është bërë qeverisë, është shembulli më i mirë se sa respektohet institucioni më i lartë i komunës së Gjilanit. Mos transparenca e 1.6 milion euro, të kujton keqpërdorimet e mëdha që janë bërë dhe me fondin e tërmetit në Gjilan, ku qytetarët u dëmtuan mbi 1 milion euro, duke ua ndërruar destinacionin atij fondi, njësoj sikurse edhe tani që me paratë e kërkuara për kompensimin e dëmeve të vërshimeve, që kanë pësuar qytetarët e Gjilanit, nuk jepen informacione asnjëherë se kur do të bëhet ky kompensim.

Pas shume viteve, ka ndërruar plotësisht qasja e qeverisjes Haziri, i cili është transformuar nga një decentralist i madh, që e dëmtoi rëndë hapësirën e Gjilanit, tani është bërë një centralist i madh, që prapë shumë rëndë po e dëmton qytetarin e Gjilanit.

Në secilën kohë të qeverisjes Haziri, Gjilani ka pësuar rëndë dhe ende vazhdon të pësojë keq thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.