UBT

Rita Ora dhuron fustan për të përdhunuarat gjatë luftës në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja Rita Ora ka vendosur që të jetë pjesë e instalacionit artistik të quajtur “Mendoj për ty” të organizuar në Kosovë.

Artistja Alketa Xhafa Mripa ka bërë me dije se bukuroshja me prejardhje nga Kosova, Rita, ka dhuruar një fustan për këtë kauzë.

“Vajza jonë, @RitaOra sot ka dhuruar një fustan (‪#‎DonatingASkirt) për instalacionin e ‪#‎AlketaXhafaMripa‬ ‪#‎ThinkingOfYou‬ që i dedikohet të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë. Duke e dhuruar fustanin e saj, ajo shpreh dhembshurinë e saj për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë dhe në botë me shpresën se ky krim i tmerrshëm të marrë fund”, ka shkruar artistja Xhafa-Mripa në Facebook, duke e shfaqur edhe fustanin që thotë se është dhuruar nga vet këngëtarja, raporton Koha.net.

FIDANISHTJA

Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale gjatë Luftës përgjatë muajit maj ka organizuar në Kosovë “Grumbullimin e fustaneve/fundeve”, një instalacion artistik i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Deri më tani, fytyra të shumta publike të vendin tonë, por jo vetëm, kanë dhuruar fustanet e tyre për këtë kauzë.

http://koha.net/?id=28&l=60857

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.