ARKATANA

Hetemaj konfirmon qëndrimin në Chievo

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mesfushori Përparim Hetemaj ka konfirmuar se edhe edicionin e ardhshëm do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës italiane, Chievo.”95 për qind jam i sigurt se do të vazhdoj të jem pjesë e Chievos edhe për edicionin e ardhshëm”, ka thënë Hetemaj në një intervistë dhënë “iltalehti.fi”, përcjell Koha Ditore.

Hetemaj 28-vjeçar ka thënë se po ndihet mirë te Chievo. Ai me Chievon ka kontratë deri në qershor të vitit 2017. Te Chievo është që nga vera e vitit 2011.

“Në përgjithësi ka shkuar mirë. Kam qëndruar në nivel mjaft të mirë. Çdo vit unë kam përparuar dhe kjo është një gjë e mirë për mua”, ka theksuar Hetemaj.

Uji Dea

Reprezentuesi i Finlandës është bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës së Chievos. Por njëjtë është edhe në përfaqësuesen e Finlandës.

Ai pret që në ndeshjen miqësore të Finlandës që e zhvillon kundër Estonisë, të martën, të luajë për disa minuta. Ai ka thënë se nuk mund të luajë të gjithë ndeshjen, pasi pak ditë më parë është rikuperuar nga një lëndim./koha/

http://koha.net/?id=6&l=60591

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.