Veteranët e futbollit të Gjilanit zgjedhin trajnerët e tyre
Gjilan – Pas përzgjedhjes së kryesisë dhe kryetarit të saj veteranët e Gjilanit në futboll kanë marrë seriozisht aktivizimin e tyre në garat e tyre.
Edhe pse më herët kishte përçarje të thella në mesin e tyre, kjo tani është e harruar.
Në mbledhjen e mbajtur janë zgjedhur tre trajner duke e bërë këtë shoqatë edhe më serioze duke dëshmuar se këta veteran futbollin e qytetit do ta demonstrojnë siç është më së miri.
Rolin e Selektorit në këtë mjedis do ta bartë ish njëri ndër futbollistin më i mirë që ka pasur qyteti i Gjilanit Ekrem Beqiri ndërsa rolin e dy trajnerëve po ashtu ju është besuar dy futbollistëve të dëshmuar për shumë vite Shemsedin Abazi dhe Skender Bunjaku.
Për “rajonipress” Selektori i veteranëve të futbollit Gjilanas Ekrem Beqiri tha se “dalëngadalë me pëlqimin e të gjithëve po arrijmë të konsolidohemi, do të jetë një shoqatë shumë serioze me futbollist shumë të disiplinuar dhe të dëshmuar, do të bëjmë përpjekje që sa më shumë të marrim pjesë në gara të ndryshme si ato vendore njëashtu edhe jashtë Kosovës dhe kjo është një gjë shumë e nevojshme për të gjithë veteranët e futbollit në Komunën tonë”./rajonipress/


