Koelni shqetësohet për gjurin e Mavrajt
Drejtuesit e skuadrës së Koelnit janë shprehur të shqetësuar për lëndimin që ka pësuar mbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj.
Krerët e klubit janë duke shikuar me vëmendje kontrollimet që po i bën Mavraj në klinikën “Media Park” në Koeln.
Mavraj 28-vjeçar ka anuluar udhëtimin në Shqipëri për ndeshjen miqësore kundër Francës. “Në ditët e ardhshme do të dihet saktësisht rreth gjurit të Mavrajt. Lëndimi i gjurit të Mavrajt është shumë shqetësues për skuadrën e Koelnit”, shkruan “Kicker”, përcjell Koha Ditore.
Reprezentuesi i Shqipërisë këtë edicion me fanellën e Koelnit në Bundesliga 1, ka zhvilluar vetëm 15 paraqitje.
http://koha.net/?id=6&l=60589


