Uji Dea

Aziz Hyseni – një personazh i shkolluar i një kohe…

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Aziz Hyseni është nga fshati Zhegër. Kur bisedon njeriu me të , ish nxënës i autorit, sikur ke përpara një personazh që vetëm në libra e gjen me ato dhembje, njëkohësisht, edhe me vepra që krenohet. Ka dhembje, sepse jeta e tij është një roman në vete. Në vitin 1973/ 74 ishte nxënës i paraleleve të gjimnazit në Zhegër. Ndërsa, në vitin 1975/76 ishte nxënës i Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan. Ishte nxënës shembullor. Shembullor (gati) në të gjitha lëndët. E donte gjuhën amtare, por i donte edhe lëndët tjera. E kreu gjimnazin me sukses të merituar.

Azizi, sa ishte gjimnazist, filloi ti tregojë prirjet e veta në artin piktural, letërsi e fusha të tjera të dijes. Shkoi në Beograd për të studiuar lëndën “Veprimtari organizative në Televizion – kamerman…” Studimet i kreu për pesë vite me radhë. Si i kreu studimet, Azizi Hyseni u punësuar pranë në Televizionin e Kosovës. Aty punoi gjer në 5 korriku i vitit 1990. Si shumë të tjerë, edhe ky është e larguar nga puna. Punoi dhe punën në Televizion e deshi shumë. Një kohë mbeti pa punë. Gjatë kësaj kohe, shkollarët e gjimnazit të Zhegrës punonin nëpër të ashtuquajtura Shtëpi-shkollë. Ishin afro 200 nxënës. Filloi mësimi jo normal. Mbahej mësimi me vullnet dhe për inat. Vijimi qe mjaft i mirë dhe i rregullt.

Ditët e para nxënësit e këtij lokaliteti i merrnin moshatarët e vet nga një javë nëpër shtëpia e tyre. Më vonë u caktuan dy a tri shtëpi të përhershme. Ishte shtëpia e Nazif Bislimi, Isuf Jahiut, arsimtar, Sadri Bajramit e ndonjë tjetër.

Këtu shkollarët e Zhegrës punuan gjer në fillim të luftës 1999. Edhe këtu pati dhunë. U ftuan profesorët në biseda informative nga ana e policisë serbe. Serbët vendorë nuk i lejuan këto paralele të gjimnazit të punojnë nën kulmin e shkollës fillore “Agim Ramadani”, por punuan në kushte të rënda të punës jashta objektit shkollor. E, Aziz Hyseni kontaktonte me profesorë të këtyre paraleleve. I donte, për faktin se qe nxënës i tyre. Disa herë u solli bukë për këta profesorë udhëtarë që vinin jo vetëm nga Gjilani, por edhe nga Kamenica e Presheva. Azizi e bëri një punë të madhe. Pak kohë para fillimit të luftës, erdhi me kamerë dhe e incizoi krejt punën e profesorëve nëpër shtëpi-shkolla. La një dokumentar origjinal se si është mbajtur procesi mësimor në paralelet e “ndara” në Zhegër në kohën e organeve të dhunshme serbe. Ky dokument është ruajtur nga autori i këtyre radhëve. Jo vetëm kaq.

ARKATANA

Pas kësaj kohe, ky djalosh zhegras iku në Itali. Kur u gjen Azizi me familje në Itali, gjendja nuk ishte aq e rëndë. Në shtëpinë e tij, në Zhegër la një opus të gjerë të librave e filmave shqiptarë. La mbi 300 filma të ndryshëm shqiptarë, të cilët, lufta jo vetëm ia dogji, por të gjitha gjërat që iu gjenden në shtëpinë e tij, ia morën dhe ia zhdukën pa gjurmë. “Po, tha Azizi, – nuk e analizova gjendjen dhe nuk dita t` ruaj diku n’dhe ata filma e libra. Kam pasur një numër të shumtë të librave. Këto mu kanë dhimbsur fort.

Kur erdhi lufta (1999), nuk u gjenda këtu në Zhegër. Mezi kanë shpëtuar anëtarët e familjes së gjerë. Ndërsa në fshat u vranë mbi 13 vetë e disa të tjerë u plagosën. Sot, kur po e shijojmë lirinë e pritur, më shkon mendja tek ata filma shqiptarë, të cilët i bëra kopje sa punova në televizion e Prishtinës. Ka qenë një veprimtari e gjerë dhe shumë e rëndësishme. Sot, nuk punoj. Jetoj vetëm me një kamerë. Shkoj nëpër dasma dhe nxjerr ndonjë “lekë”. E dhimbshme është kjo jetë, kur je profesionalist i organizimit të punës në televizion. Mandej jam kamerman me përvojë, endem dhe kështu gjendem në jetë. Shokët e mi kanë ecur përpara. Gëzohem…

I përkujtoj shokët e klasës së gjimnazit, si (kl. II-10 gjimnazi i Zhegrës): Avdi Veseli, Behxhet Haliti, Beqir Asllani, Beqir Veseli, Bejtullah Dauti, Bajram Selimi, Qefsere Isufi, Ali Aliu, Arife Murseli, Minur Dauti, Mejdi Canaj (tash arsimtar), Muhamet Ajeti, Murtez Fazliu, Mirije Selimi, Nijazi Isufi, Ilaz Fazliu, Ismajl Canaj, Ramadan Ajvazi, Skender Halimi, Sabri Rexhepi, Sylejman Haliti, Servet Musliu, Sefedin Musliu (profesor), Skender Bajrami, Ylbere Kadriu, Osman Bajrami, Fakije Selimi, Ruzhdi Fazliu, Rifat Maloku, Fehmi Emini Zija Ramadani e disa të tjerë. Ja, edhe pas kësaj jete, i gëzohem lirisë së pritur, të cilën e kemi ëndërruar kaherë”, shtoi në fund Aziz Hyseni, ish nxënës i paraleleve të gjimnazit të Zhegrës./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.