Mobi Casa

Vitia ka shkallë të lartë papunësie, gjysma e atyre që kërkojnë punë, janë femra

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nga numri i përgjithshëm prej 6.355 punëkërkuesve në komunën e Vitisë, rreth 3 mijë janë femra. Edhe numri i punëkërkuesve të pakualifikuar, mbetet i madh, derisa mundësitë për punësimin e tyre janë të vogla.

Një vend agroindustrial si komuna e Vitisë, nuk do të duhej të kishte shkallë kaq të lartë të papunësisë, por duket se ende mungon interesimi i mjaftueshëm për t`u orientuar nga kjo degë e rëndësishme zhvillimore.

Ngecja në zhvillim ekonomik, ka bërë që edhe në komunën e Vitisë, numri i të papunëve të shënojë rritje nga viti në vit, në vend se të ndodhë e kundërta. Këtë fakt e pohojnë edhe zyrtarët e Entit të punësimit, nëpërmjet statistikave që ata posedojnë.

Drejtori i Zyrës komunale të punësimit në Viti, Isuf Behluli, ka thënë se janë 6.355 persona që presin punë. Besohet se numri është edhe më i madh, por jo të gjithë lajmërohen në entin e punësimit, meqë aty nuk shohin shpresa të mëdha. Ata që shpresojnë te kjo zyrë, shkojnë çdo ditë për të parë nëse ka ndonjë konkurs, por kthehen të zhgënjyer, sepse kërkesat për punëtorë janë të rralla.

Mobi Casa

Për fat të keq, një numër i madh i atyre që janë lajmëruar për punë në Viti, janë të gjinisë femërore.

Sipas Behlulit, në mesin e këtyre punëkërkuesve, 2.847 janë femra. Ato përbëjnë gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të atyre që presin punë. E keqja më e madhe është se më shumë se gjysma e të papunëve, përkatësisht 3.528 prej tyre, nuk kanë asnjë kualifikim, prandaj mundësitë që ata të kërkohen nga tregu i punës, janë më të vogla se të të tjerëve. Edhe kategoria e punëkërkuesve me shkollim të mesëm, nuk është e vogël, megjithëse nuk mungojnë as ata me përgatitje të lartë dhe superiore. Megjithatë, nuk janë vetëm të pakualifikuarit ata që presin punë. Në këto evidenca figurojnë edhe 190 punëkërkues gjysmë të kualifikuar, 549 të kualifikuar, 2007 me shkollim të mesëm, 19 me shkollim të lartë dhe 66 me fakultet.

Zyra për punësim në Viti ka bërë përpjekje që të sigurojë punësim të përkohshëm për një numër të punëkërkuesve, por shifrat janë të vogla, në krahasim me numrin e përgjithshëm të atyre që presin për një vend pune. Mbi 100 punëkërkues janë punësuar nëpër sektorë të ndryshëm, ose në projektet që implementohen nga Zyra komunale e punësimit në Viti, thotë Behluli. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.