Ushqimi për një gojë më të shëndetshme
Të gjithë e dimë se shëndeti oral është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tërë organizmit. Duhet ta dini se për ruajtjen e shëndetit oral nevojitet shumë më shumë se pastrimi i rregullt dhe pastrimi i dhëmbëve me pe.
Dieta juaj luan një rol të madh në ruajtjen e shëndetit oral, transmeton Koha.net. Ekzistojnë disa ushqime të cilat duhet t’i konsumoni çdo ditë ashtu që rrezikun e sëmundjeve orale ta sillni në minimum.
Çaji i gjelbër
Përmban katekine. Këto janë kompozime të cilat kanë aktivitet antiinflamator dhe mund ta zvogëlojnë praninë e baktereve në gojë. Studimet kanë treguar se personat që pinë çaj të gjelbër rregullisht, kanë një rrezik më të ulët të humbjes së parakohshme të dhëmbëve.
Çaji i gjelbër ka aktivitet antimikrobial dhe pikërisht për shkak të kësaj në shëndetin oral ka të njëjtin efekt si gargarisja.
Luleshtrydhet dhe kivi
Vitamina C është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm oral, sepse ndihmon në parandalimin e uljes së nivelit të kolagjenit që i përbën mishrat e dhëmbëve. Pa nivele adekuate të kolagjenit, mishrat e dhëmbëve bëhen shumë të ndjeshëm dhe rritet rreziku i sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.
Kivi dhe luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, por nuk janë të vetmet. Të gjitha llojet e frutave agrume do të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Ky fryt do t’ju ndihmojë në largimin e njollave nga dhëmbët që janë rezultat i pirjes së pijeve të errëta, si kafja dhe vera.
Frutat arrore dhe farat
Arroret dhe farat janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe mikronutrientëve, si fosfori, magnezi, kaliumi, zinku dhe kalciumi. Kalciumi është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e eshtrave dhe dhëmbëve të fortë. Kalciumi do të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve.
Produktet e arrave të cilat përmbajnë më së shumti kalcium janë bajamet dhe arrat braziliane. Farat e susamit gjithashtu përmbajnë nivele të larta të kalciumit.
Qepët
Qepët, veçanërisht kur konsumohen të papërpunuara, e përmirësojnë ndjeshëm shëndetin oral. Ato e zvogëlojnë praninë e baktereve në gojë dhe veprimi i tyre antiinflamator ndihmon për t’i parandaluar sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.
Qepët hahen më së miri të papërpunuara, sepse vetëm atëherë do të përfitoni nga të gjitha të mirat e tyre. Megjithatë, nëse nuk jeni adhurues i qepëve të papërpunuara, përpunoni ato termikisht, por sa më shkurtër.
Molla dhe selino
Konsumi i përditshëm i mollës dhe selinos vërtet mund të bëjë mrekulli për shëndetin e gojës suaj, transmeton Koha.net. Selino dhe molla janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave që e kanë një veprim gërryes. Në këtë mënyrë, ju do ta pastroni sipërfaqen e dhëmbëve tuaj, pothuajse aq sa edhe një furçë dhëmbësh.
Molla dhe selino do ta rrisin prodhimin e pështymës, ndërsa është dëshmuar që mungesa e pështymës e favorizon akumulimin e baktereve dhe shfaqjen e kariesit. Studimet kanë treguar se molla dhe selino mund të ndihmojnë në parandalimin e grumbullimit të shtresave, duke mbrojtur kështu edhe shëndetin e enëve tuaja të gjakut.


