FIDANISHTJA

Komuna e Vitisë e përkushtuar për shëndetin e qytetarëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka marrë sot pjesë në prezantimin e pasqyrës shëndetësore të Komunës së Vitisë të përgatitur nga Infermierja, Fatime Bekteshi. Sipas këtij prezantimi qëllimi kryesor i pasqyrës në fjalë është identifikimi i prioriteteve dhe përzgjedhja e aktiviteteve më të përshtatshme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore me qëllim që në këtë mënyrë të kemi një pasqyrë sa më të qartë të shëndetit të popullatës në këtë komunë.

Gjatë këtij prezantimi u dhanë edhe rekomandimet konkrete e një nga rekomandimet kryesore ishte implementimi i ligjit për sigurimet shëndetësor.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e cilësoj si shumë të rëndësishëm takimin e sotëm ku është prezantuar kjo pasqyrë duke potencuar se dikujt kjo temë mund të ju duket e vogël por rëndësia e saj është jetike për shoqërinë.

Ai theksoi se Institucionet Komunale të Vitisë kanë bërë përpjekje maksimale dhe janë duke vazhduar që të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vet duke përmendur se në fillim të mandatit të tij, Vitia ka qenë e kontaminuar nga 93 deponi ilegale të mbeturinave. Aspektet shëndetësore mund të përmirësohen edhe me një ambient të pastër e të cilën e kemi përmirësuar dukshëm. Dua ta marrë si shembull se në fillim të mandatit i kemi indetifikuar 93 deponi ilegale të mbeturinave që gjë tregon se mjedisi ka qenë i kontaminuar mirëpo tani i kemi eliminuar 99% prej tyre” u shpreh Haliti.

Gjithashtu ai potencoi se qeveria komunale e Vitisë ka punuar edhe në krijimin e një mjedisin për aktivitetet fizike më qëllim që të rinjtë vitias të largohen nga dukuritë devijante.

UBT

Haliti e përgëzoj hartuesen e kësaj pasqyre, Infermieren Fatime Bekteshi për punën e bërë duke potencuar se Komuna e Vitisë do të ballafaqohet me të gjitha sfidat për të mirën e qytetarëve vitias.

Ndërkaq Infermierja, Bekteshi Gjatë prezantimit të saj tha se në hartimin e kësaj pasqyre janë intervistuar edhe fokus grupet e ndryshme.

Sipas saj sfidat kryesore janë përmirësimi i kushteve ekonomike, menaxhimi i mbeturinave, ndërtimi i ujësjellësve kanalizimit, aktivitete fizike dhe gjumi i rregullt që sipas saj ndikojnë në rritjen e përmirësimit të shëndetit publik në komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit kërkuan që sa më parë të zbatohet ligji për sigurimin shëndetësor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.