UBT

Projekti i bashkëpunimit ndërkufitar Gjilan-Çair po ecën sipas dinamikës së paraparë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar të enjten ekipin e Komunës së Gjilanit, i cili është duke punuar në projektin “Valorizmi i zejeve tradicionale dhe potencialet e ekonomisë sociale për komunat Çair dhe Gjilan”.

Haziri është njoftuar nga koordinatorja e këtij projekti të bashkëpunimit ndërkufitar, Gëzime Idrizi – Ismaili, lidhur me ecurinë sipas dinamikës së paraparë dhe progresit në ndihmën e dhënë për zejtarët e komunës së Gjilanit.

Uji Dea

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky projekt, i financuar nga Komisioni Europian, është një e arritur e madhe e Komunës sepse për herë të parë po ndihmohen zejet tradicionale për funksionimin sa më të suksesshëm të tyre.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është kontributi në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në zonën ndërkufitare përmes mbështetjes për degët tradicionale dhe sipërmarrjes sociale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.