Behrami tregohet luftëtar, ja çfarë bën për Zvicrën
Valon Behrami po e sakrifikon gjurin e tij për Zvicrën. Futbollisti kosovar, Valon Behrami, është grumbulluar me Përfaqësuesen e Zvicrës për dy ndeshjet e radhës: Kundër Lihtenshtajnit dhe Lituanisë.
Valoni nuk luajti në shtatë ndeshjet e fundit të Hamburgut pas problemeve që pati me gju.
“Kam luajtur shumë herët pas operimit të gjurit. Por, dy ndeshjet e radhës me përfaqësuese i kemi në bari artificial”, u shpreh Valoni, i cili njihet si ‘luftëtari’ në Zvicër, shkruan Gazeta Express.
Behrami është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Zvicrës. /Express/


