BE: Themelimi i Speciales nuk duhet të shtyhet
Kosova duhet t’i përmbushë sa më shpejt obligimet që dalin nga letërkëmbimi i vitit të kaluar dhe ta themelojë Gjykatën Speciale, kanë thënë zyrtarë të Brukselit.
Ndryshe nga siç kanë deklaruar përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, në Bruksel insistojnë se ndihma e tyre është ofruar me kohë për autoritetet dhe tani u takon vendësve ta finalizojnë këtë proces.
Të pyetur nga gazeta për shtyrjen e seancës javën e kaluar me arsyetimin se materialet kanë ardhur me vonesë nga Brukseli, nga zyra e shefes për Politike të Jashtme, Federica Mogherini, kanë thënë se ata i kanë kryer me kohë të gjitha çështjet, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Bashkimi Evropian e ka ofruar gjithë ndihmën e nevojshme dhe në kohë për autoritetet e Kosovës, sa i përket miratimit të amendamenteve kushtetuese dhe legjislacionin e nevojshëm”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Mogherinit.
http://koha.net/?id=27&l=60228

