Fundamenti

Arsim Bajrami premton përkrahje për Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, u mbajt debati për Projektligjin e Arsimit të Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara. Pjesëmarrës në këtë debat ishin Ministri Arsim Bajrami, anëtarë të kabinetit dhe përfaqësues tjerë të MASHT-it, Menaxhmenti dhe KD i UKZ-së, si dhe përfaqësues tjerë nga stafi administrativ dhe të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”.

Ministri Arsim Bajrami pasi përshëndeti të pranishmit, theksoi se me Projektligjin për Arsimin e Lartë, po synohet reforma në shumë aspekte në këtë nivel të arsimit, e cila do të ngrisë cilësinë në arsim dhe në menaxhim në arsimin e lartë.

Ministri Bajrami theksoi edhe njëherë se Universiteti “Kadri Zeka” po ecën me hapa të sigurtë drejt ngritjes së cilësisë dhe krijimit të një imazhi mjaft të mirë dhe premtoi mbështetjen e Ministrisë që udhëheq ai, me qëllim avancimin e mëtutjeshëm të këtij Institucioni.

Uji Dea

Ndërsa, Naim Syla u.d. rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, falënderoi Ministrin për përkrahjen e Universitetit por edhe për iniciativën e mirë që të gjithë akterët e arsimit të lartë të japin rekomandimet dhe propozimet e veta në mënyrë që ligji të plotësohet dhe të dalë sa me i kompletuar, për të mundësuar një funksionim dhe menaxhim sa më të mirë nëpër institucionet e Arsimit të Lartë.

Naim Syla së bashku me anëtarët e tjerë të stafit të tij, pas diskutimeve lidhur me plotësimet-ndryshimet e ligjit aktual, morën dhe sqarimet e nevojshme nga Ministri dhe përfaqësuesit e MASHT-it dhe u dakorduan që në ditët në vazhdim, të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet aktuale të dërgohen me shkrim tek grupi punues për Projektligjin e Arsimit të Lartë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së republikës së Kosovës, Arsim Bajrami, ftoi profesorët dhe studentët e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka ” që të jenë pjesë e debatit në mënyrë që siç tha ai, të kemi një ligj i cili do të et në funksion për dekada me radhë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.