Ku ndodhet Samanta Karavella?
Këngëtarja Samanta Karavella ka vendosur të udhëtojë drejt ishujve Barbados për të pushuar.
Edhe pse nuk dihet se me kë ka udhëtuar kaq larg, këngëtarja duket se po i gëzohet diellit dhe rërës, e për më tepër që këto plazhe janë vendi i lindjes i këngëtares së njohur Rihanna.
Përmes fotografive duket se vendi ku ajo po pushon është i mbushur me gjelbërim, ku bien në sy palmat tropikale, ndërsa artistja shqiptare duket se ka zgjedhur të marë rrezet e para të diellit jashtë Shqipërisë.
Por duket se kurioziteti i fansave që e ndjekin në rrjetin social rritet fill sapo ajo postoi një foto nga Barbados, të cilët e pyesin nëse ndodhet aty vërtet, por ajo preferon të heshtë.
Ndoshta në këtë mënyrë kërkon të mbajë të fshehur se me kë ndodhet aty./indeksonline/


