Gashi është afër të mbyllë një stinor ëndrrash
(20minuten.ch) – Me 22 gola të realizuar, Shkëlzen Gashi për vitin e dytë rresht është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit të Zvicrës.
Sulmuesi i Baselit është lojtari i dytë në histori të ligës zvicerane pas Petar Aleksandrovit (1995, 1996) që e ka mbrojtur epitetin e golashënuesit më të mirë, megjithëse ka ndërruar klubin mes dy stinorëve.
Ai edhe edicionin e shkuar sa ishte pjesë e Grasshopperit ishte më i miri me 19 gola të shënuar.
Pas titullit të kampionit te Baseli nuk po flitet vetëm për sukses, por edhe largime të futbollistëve.
Kryesisht përmenden emrat e lojtarëve si Fabian Frei, Fabian Schar e Mohamed Elneny, por verës së vitit 2015 i është shtuar edhe emri i kosovarit. Por vet lojtari thotë se nuk ka asgjë konkrete për të ardhmen e tij. Ai insiston se është i fokusuar te finalja e Kupës së Zvicrës, të cilën dëshiron ta fitoj me Baselin.
Synimi i tij është që në edicionin e parë t’i rrëmbejë dy trofe dhe vetëm pas finales së kupës do të vendos për të ardhmen.
http://koha.net/?id=6&l=60099


