UBT

Gjilani nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë gjermane “Schafer”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë gjermane “Schafer” për implementimin e pilot projektit të lagjes “Dardania” për ndarjen dhe trajtimin e mbeturinave.

Marrëveshjen e mirëkuptimit me përfaqësuesit e kësaj kompanie e ka nënshkruar sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Përmes kësaj marrëveshje kompania”Schafer” ka shprehur gatishmëri që ta implementoj këtë pilot projekt, ku do të financoj konteinerë të kapacitetit 240 litra për lagjen “Dardania” dhe të kapacitetit 1.1 M3, që kapin vlerën e afro 50 mijë eurosh, derisa Komuna participin me shumën prej 5 mijë eurosh.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje vije pas vizitës treditore në Gjermani të nënkryetarit të Komunës, Rexhep Kadriu dhe drejtorit për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, të cilët kanë vizituar edhe disa kompani të tjera, duke parë nga afër procesin e ndarjes së mbeturinave nga pikat e shtëpisë deri tek riciklimi dhe përpunimi i tyre.

ARKATANA

Gjatë takimit me përfaqësuesit e kompaninë “Schafer” ka marrë pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik gjerman, ku janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit, mbështetjes dhe nevojave që ka Komuna e Gjilanit në fusha të ndryshme, e sidomos në atë të ambientit.

Vlen të përmendet se Komuna e Gjilanit paraprakisht ka bërë një pilot projekt bashkë me GIZ-in gjerman për lagjen “Dardania” për aspektin e ndarjes mbeturinave.

Ky është pilot projekti i parë në nivel vendi i kësaj natyre, i cili pritet të implementohet në fund të muajit qershor, i cili ka impakt në zhvillim ekonomik lokal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.