Si e zbuluam skandalin mjedisor!
Gjilan – Përmes kësaj komunikate Kompania “Eco – Higjiena” e privatizuar sipas Partneritetit Publiko Privat me 51% aksione të kompanisë austriake “Moser Group” shpreh shqetësimin e saj shumë alarmues për disa veprime të kryera nga ish zyrtar e drejtues të KRM “Higjiena”. Arsyeja e vetme pse po e bëjmë këtë reagim – sqarim lidhet me faktin se si kompani serioze “Eco – Higjiena” dëshiron të distancohet nga këto veprime kriminale që kanë bërë personat që më poshtë do të jenë të apostrofuar thuhet në reagimin e kompanisë “Eco – Higjiena”.
Ju njoftojë se në qershor të vitit 2012, më shumë se 800 ton mbeturina nga KRM “Higjiena”, janë deponuar në mënyrë të paligjshme, pranë Fshatit Budrigë në Viti dhe Mirash i Ri në Lipjan. Përgjegjës për këtë ngjanë të kenë qenë ish menaxherët, të cilët dhanë urdhër për ta bërë këtë. Hetimet për këtë janë iniciuar, mbetet të priten rezultatet e tyre thuhet në reagimin e kompanisë “Eco Higjiena”.
Është e sigurt, se mes 12 qershorit dhe fillimit të korrikut të vitit 2012, u mbyll deponia kundër KRM “Higjiena” në Gjilan për deponim të mbeturinave dhe gjatë asaj periudhe kohore u deponuan mbeturinat në guroret e braktisura në Fshatin Budrigë të Komunës së Vitisë dhe Mirash i Ri, Komuna Ferizaj.
Kundruall përfaqësuesve të kompanisë së Re „Eco-Higjiena“, në atë kohë menagjmenti pat thënë se, mbeturinat në atë periudhë janë deponuar përkohësisht dhe pas hapjes së sërishme të deponisë janë dërguar mbeturinat në deponin sanitare në Velekincë. Kjo u konstatua tani si e pavërtetë!
Ne kemi konstatuar se ish drejtuesit e “Higjiena”, Muhadin Haziri dhe Hajrush Beqiri janë përgjegjës për këtë katastrofë ekologjike dhe për këtë kompania “Eco Higjiena” tashmë ka deponuar në polici e prokurori të gjitha materialet dhe provat përmes fotografive dhe incizimeve.
“Eco Higjiena” ku investitor kryesor janë austriakët do të ndjek të gjitha rrugët ligjore që dëmtuesit ekologjik, por edhe ata që vazhdimisht shantazhojnë dhe sabotojnë punën e kësaj kompanie të përgjigjen para organeve të drejtësisë.
Përmes këtyre deponive ilegale me vite të tëra do të rrjedhin sasi të mëdha të substancave helmuese në ujë, tokë dhe në produkte ushqimore dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rënda të tilla si kanceri !
Këtë duhet ta mendojnë mirë edhe ata qytetarë të cilët në mënyrë të paligjshme deponojnë mbeturinat e tyre i djegin apo i hedhin shkujdesur gjithandej.
Në të ardhmen duhet të jetë çdo ditë, ditë e mjedisit ekologjik dhe jo vetëm 22 Maji.
Vetëm disa hapa deri tek hedhurinari i mbeturinave, ia vlen të bëjmë gjithsesi, për hir të vendit dhe shëndetit tonë thuhet në reagimin e drejtorit ekzekutiv të kompanisë „Eco-Higjiena“ , Senad Ramaj.
Kundër këtyre akuzave ka reaguar Muhadin Haziri i cili ka thënë se gjithçka është punuar sipas procedurave që ka paraparë kompania “Higjiena”. /rajonipress/


