ARKATANA

Devexhiu: Në UBT përfituam shumë nga profesorët shumë të përgatitur profesionalisht

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

”Përfitimi im nga UBT ka qenë më së shumti nga shumë profesorë të aftë, nga të cilët pata kënaqësinë të përfitoj shumë gjëra të rëndësishme dhe të nevojshme për t’u përgatitur për tregun e kufizuar të ditëve tona. Si dhe një përfitim shumë i rëndësishëm për mua internshipi që m’u ofrua nga UBT e me vonë edhe u bëra pjesë e stafit të UBT”, thotë Berna Devexhiu.

UBT Alumni: Si keni vendosur të studioni në UBT?

Devexhiu: Pasi që kam qenë po ashtu studente e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, duke mos qenë e kënaqur me sistemin që ende e praktikon ky universitet, në bazë të orientimit nga ana e shoqërisë, si dhe nga përgjigjet pozitive dhe nivelin e tyre të kënaqësisë në UBT edhe unë me shumë kënaqësi vendosa të jem pjesë e këtij institucioni.

UBT Alumni: Cilat kanë qenë lëndët e juaja të preferuara?

Devexhiu: Lëndët mia të preferuara kanë qenë Marketingu, departament të cilin edhe vetë tani jam e punësuar, si dhe edhe shume lëndë tjera, si Burime njerëzore, Shitja dhe menaxhimi i shitjes, Sjellja organizative dhe lidership, Menaxhimi i sistemeve të informacionit, nga të cilat kam përfituar shumë, dhe më përcjellin në përditshmërinë time në punë.

UBT Alumni: A mund të ndani me ne ndonjë ngjarje të rëndësishme nga periudha e studimeve?

Devexhiu: Mund të them shumë haptazi se e gjithë periudha e studimit për mua ka qenë mjaft e rëndësishme, një ndër to vlen të theksohet pjesëmarrja në Forumin Ekonomik, që u mbajt në AUK, ku isha njëra nga tre përfaqësueset e UBT-së. Pjesa më e rëndësishme ishte përballja me studentët e tjerë të kolegjeve universitare private si dhe të UP-së ku patëm mundësinë të shprehim njohuritë gjatë studimeve tona, të ballafaqohemi me njëri-tjetrin, si dhe, pjesa më e rëndësishme, të hedhim poshtë mentalitetin e sotëm ku ballafaqohemi me situata paragjykuese ndaj studentëve të kolegjeve universitare private nga studentët e UP-së, në raport me të cilët ne ishim në avantazh.

UBT Alumni: Sa keni përfituar nga programet e studimit në UBT?

Hidromorava

Devexhiu: Përfitimi im nga UBT ka qenë më së shumti nga shumë profesorë të aftë, nga të cilët pata kënaqësinë të përfitoj shumë gjëra të rëndësishme dhe të nevojshme për t’u përgatitur për tregun e kufizuar të ditëve tona. Si dhe një përfitim shumë i rëndësishëm për mua internshipi që m’u ofrua nga UBT e me vonë edhe u bëra pjesë e stafit të UBT.

UBT Alumni: Ju keni treguar rezultate shumë të mira gjatë studimeve. Si e keni arritur këtë?

Devexhiu: Unë mendoj që çdo njeri që është i interesuar për atë që e studion, si dhe puna që bëhet për të arritur vërtet atë që dëshiron, është rruga drejtë suksesit. Në rezultatet e mia kanë ndikuar edhe shumë mësimdhënës të cilët kanë bërë lëndët aq atraktive dhe kanë dhënë maksimumin për ata që kanë qenë të interesuar të kenë rezultate të mira në studime.

UBT Alumni: Çfarë pune bëni aktualisht?

Devexhiu: Karriera ime filloi në UBT, rreth një vit kam qenë pjesë e stafit të UBT, ndërsa tani jam punësuar në Departamentin e CRM, në një nga institucionet ndërkombëtare të shëndetësisë në zyrat ndërlidhëse në Kosovë. Puna që bëj tani ka të bëjë me mbikëqyrjen e marrëdhënieve me konsumatorë në një institucion ndërkombëtar shëndetësor. Puna ime është mjaft e larmishme, ka gjithnjë gjëra të reja dhe nuk kam shumë kohë të mërzitem, përfitimet e mia janë sidomos në aspektin gjuhësor pasi që kemi të bëjmë me një treg të huaj.

UBT Alumni: A jeni duke vazhduar studimet?

Devexhiu: Për shkak të fillimit të punës, ngarkesës në punë, si dhe interesimit për të bërë përvojë ende nuk kam filluar studimet e mëtutjeshme, po gjithsesi mendoj që nga shtatori i vitit të ardhshëm t’i vazhdoj studimet, me shumë shpresë jashtë Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.