Elhaida: Mos e harroni Zotin as në ditët e mira
Elhaida Dani thotë se të gjithë duhet ta kujtojmë Zotin edhe kur jemi në ditët tona të mira.Këngëtarja shqiptare ka postuar një mesazh në profilin e saj në Instagram ku len të kuptohet se po shijon një ditë të mirë.
Dhe për këtë ajo falënderon Zotin dhe madje na kujton edhe neve ta bëjmë këtë gjë jo vetëm kur kemi momente të vështira, por edhe kur kemi momente të mira.
“Le të mos harroj në ditën më të mirë se kam nevojë për Zotin aq shumë siç kisha në ditën më të keqe”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Elhaida nuk shijoi një ditë të mirë javën e kaluar kur kënga pjesëmarrëse e saj në Eurovision nuk arriti pritjet dhe u rreshtua vetëm e 16-ta nga 26 pjesëmarrësit.


