United Hospital

UBT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shkodër – Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi vizitoi Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Pas pritjes nga drejtues të këtij universiteti, u nënshkrua marrëveshja midis UBT-së dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, e cila përfshin bashkëpunimin në shumë fusha, përfshirë mobilitetin e studentëve dhe të stafit dhe punëtoritë e përbashkëta në fusha të ndryshme të hulumtimit shkencor.

Hajrizi, i cili është ekspert në fushën e sigurimit të cilësisë dhe akreditimit të universiteteve, gjatë qëndrimit në Shkodër ka drejtuar punëtorinë “Standardet institucionale dhe raportet e vlerësimit të brendshëm të cilësisë të programeve në dy cikle të studimeve në universitete”, në të cilën morën pjesë një numër i madh i stafit menaxhues të Universitetit, dekanë, profesorë dhe studentë të Universitetit të Shkodrës.

Rektori i UBT-së, i licencuar nga institucione ndërkombëtare edhe për një varg fushash të trajnimit, paraqiti në punëtori përvojat e vlerësimit të cilësisë në UBT, përgjithësisht në Republikën e Kosovës, por edhe përvoja nga universitete e institucione ndërkombëtare të arsimit të lartë.

Pjesëmarrësit e punëtorisë përfituan nga përvoja e rektorit Hajrizi në këtë fushë dhe shtruan për diskutim një varg çështjesh me interes nga fusha e vlerësimit të cilësisë së programeve akademike.

FIDANISHTJA

Drejtuesit e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u shprehën shumë të kënaqur me përvojat e fituara, si dhe e vlerësuan si shumë të rëndësishme marrëveshjen me UBT-në, një institucion prijatar në shumë fusha të arsimit të lartë dhe të hulumtimit shkencor, jo vetëm në Kosovë e në rajon, por edhe më gjerë.

UBT dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u morën vesh që të organizojnë këtë vit një konferencë të përbashkët në qytetin e Shkodrës.

Gjatë qëndrimit në Shkodër, rektori Hajrizi dha intervista për televizionet “Top Channel” dhe “Star Plus”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.