Zeneli ka një mesazh për tifozët
Heerenveen e ka nisur me fitore vitin 2017 dhe kjo padyshim se ka gëzuar Arbër Zenelin. Anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, është shprehur i lumtur për fitoren e Heerenveen prej 2:0 ndaj ADO Den Haag, që filluan pjesën e dytë të sezonit me tri pikë.
Ai luajti për 89’të minuta, i cili u zëvendësua nga talenti i Real Madridit, Martin Odegaard.
“Startuam mirë në vitin 2017, faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar ai në Facebook. /Express/


