Mobi Casa

Januzaj nuk dëshiron të largohet nga United

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Adnan Januzaj ka kaluar një sezon dëshpërues me skuadrën e Manchester Unitedit. Ylli kosovar i ‘Djajve të Kuq’, në shumicën e ndeshjeve nuk është aktivizuar nga trajneri Louis Van Gaal, ndërsa ai shpesh herë ka luajtur edhe për skuadrën e dytë të Unitedit.

Edhe pse kaloi një stinor dëshpërues, Adnani nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe të largohet nga Untied, përkundrazi ai ka deklaruar se do të qëndroj për të luajtur në skuadrën e parë të holandezit Van Gaal.

“Natyrisht, unë dua të luaj në ekipin e parë dhe të kem më shumë ndeshje në këmbët e mia. Ishte një sezon i vështirë, por unë kam ende vite përpara meje. Jam ende vetëm 20 vjeç dhe kjo është ajo që njerëzit po e harrojnë. Unë po punoj gjithmonë shumë, që të mundohem ta tregoj veten”, deklaroi Januzaj.

Mobi Casa

“Ndonjëherë, ju duhet të jeni të qetë dhe durues, por kur të ju jepet rasti, ju duhet të mundoheni ta kapni atë. Unë po punoj fort në stërvitje dhe kjo është mjaft e rëndësishme. Unë po punoj edhe në palestër, për ta ndërtuar veten dhe të bëhem më i fuqishëm. Unë po shkoj në këtë rrugë”.

“Ju nuk mund të bëheni të fuqishëm brenda një muaji. Ju nevojitet kohë e gjatë, para se ta fitoni atë fuqi natyrale”, tha futbollisti kosovar me pasaportë belge. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.