United Hospital

Një letërsi me zhvillim asimetrik; si mund të shkruhet historia e saj

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Debati për historinë e letërsisë shqipe: Prof. Shaban Sinani parashtron formulën e tij përmes botimit më të ri: “Historia e letërsisë shqipe: çështje të hapura”, botimet “Naimi”, Tiranë 2015.

Rishkrimi i historisë së letërsisë, si dhe i çfarëdo historie tjetër, është një proces i ligjshëm, sepse çdo brez ka të drejtë ta rishkruajë historinë. Gjatë dy dekadave të fundme brezi i ri i studiuesve ka arritur të shqiptojë refuzimin e historive tradicionale të letërsisë, të përkufizojë domosdoshmërinë e rishkrimit të saj, të penalizojë brezin e vjetër të studiuesve të letërsisë dhe shumë të tjera arritje, por ende pa e shprehur vullnetin e vet në një projekt ndryshe. Nëse është e mundshme një histori e re e letërsisë shqipe, që i tejkalon kufijtë e ngatërruar kohorë, politikë, metodologjikë dhe ideologjikë, si mund të hartohet ajo?!

Në debatet shkencore e parashkencore për këtë çështje janë përshkruar të numërtuara si vështirësitë, ashtu dhe parimet; është shqiptuar pa dyshim urgjenca e hartimit të një teksti të ri të historisë së letërsisë; janë këmbyer replika për terma rastësorë (të shkruhet a të rishkruhet), janë këshilluar tejkalimet e subjektivizmave kalimtarë; janë propozuar kritere ndihmëse që lehtësojnë përfytyrimin e punës që duhet përballuar, por pa bërë dallime midis parimeve bazë dhe atyre dytësore; është diskutuar madje dhe se cili institucion (e cili jo) duhet ta hartojë këtë tekst. Por si të hartohet praktikisht një histori e re e letërsisë?!… Prof. dr. Shaban Sinani propozon formulën e tij për këtë problem përmes librit më të ri “Historia e letërsisë shqipe: çështje të hapura”, botimet “Naimi”, Tiranë 2015.

…Përzgjedhja në art dhe letërsi është e pamëshirshme dhe e tillë do të duhej të ishte dhe në historishkrimin letrar. Mirëpo një histori letërsie që do t’i lexonte zhvillimet, dukuritë dhe personalitetet letrare vetëm prej së larti, vetëm me kritere estetike, vetëm me njësinë e artit të fjalës më vete, duke përjashtuar tërësisht qëllimin, që do të thotë duke përjashtuar edhe një shkallë të arsyeshme pragmatizmi, për të vlerësuar bashkë me letërsinë edhe ato dukuri të jetës shpirtërore që kanë karakter ndërkulturor dhe që të paktën dhe për një kohë nuk shihen shenja të shprehjes së interesimit prej ndonjë disipline tjetër (histori e qytetërimit, e kulturës, e artit), mund të shpinte lehtësisht jo në një pasurim, por në zhvlerësim të asaj tradite që kemi dhe që nuk mund të krahasohet me të ngjashmen e popujve të tjerë. Funksionalisht një histori letërsie që do të shërbejë edhe si tekst mësimor-universitar, duke pasur jo vetëm funksionin njohës e vlerësues, por edhe atë mësimdhënës e didaktik, nuk i shpëton një farë qëllimësie apo pragmatizmi, që do të bëhej i rrezikshëm nëse do të zinte vendin e parimeve parësore.

Historia e letërsisë shqipe në kuptimin terminologjik të fjalës paraprihet nga një traditë shkrimesh biblike-liturgjike në gjuhët e mëdha të komunikimit kishtar duke filluar prej shekullit VI; nis mirëfilli me një letërsi kishtare që lindi prej së dashunitë botësë sanë, me mitin e dashurisë për vendlindjen dhe kultin e gjuhës amtare, që po bdaretë e basthardhonetë; vijon me shmangie të nënkuptueshme prej një orientimi të përgjithshëm humanist europian dhe rikthehet në periudhën e Rilindjes kombëtare me mitin e origjinës, të lashtësisë, të autoktonisë, të vazhdimësisë; për t’i hapur shumë shpejt rrugë vetëdijes kritike të letërsisë së shekullit XX dhe për t’u kryqëzuar sërish në një mit që s’u realizua, në mitin e njeriut të ri; në përcjellje të të cilit shpërfaqet një shthurje e përgjithshme e sistemit, me anarki dhe konfuzion jo vetëm në rrjedhat letrare, por edhe në vetë gjykimin e letërsisë.

(fragment nga libri)

Skeda e librit:

Titulli: Historia e letërsisë shqipe: çështje të hapura
Autori: Shaban Sinani

Recensues: Ali Aliu, Roland Zisi

Redaktor: Naim Zoto
Botues: Naimi – shtëpi botuese dhe studio letrare
www.botimenaimi.com
ISBN: 978-9928-109-88-0
Copyright: Autori

Viti i botimit: 2015
Nr. i faqeve: 320 faqe
Çmimi: 1000 lekë.

Botime të tjera për letërsinë nga prof. dr. Shaban Sinani:

1 – “Pengu i moskuptimit”, Tiranë 1997.

2 – “Sipërore”, Tiranë 1998.

3 – “Një dosje për Kadarenë”, Tiranë -Tetovë 2005.

4 – “Le Dossier Kadaré”, Paris 2006.

FIDANISHTJA

5 – “Përveçime”, Prishtinë 2007.

6 – “Prurje kulturore orientale”, Tiranë 2007.

7 – “Për prozën e Kadaresë”, Tiranë 2009.

8 -“Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të”, Tiranë 2010.

9- “Midis dy Rilindjesh”, Tiranë 2010.

10 -“Etnos në epos” , Tiranë 2011.

11 -“Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K.”, Tiranë 20011.

12 – “Camaj i paskajuar”, Tiranë 2011.

13 – “Tradita gojore si etnotekst”, Tiranë 2012.

14 -“Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit”, Tiranë 2012.

15- Pyetje në albanologji: autorë dhe teza, Tiranë 2013.

Një letërsi me zhvillim asimetrik

Rishkrimi i historisë së letërsisë, si dhe i çfarëdo historie tjetër, është një proces i ligjshëm, sepse çdo brez ka të drejtë ta rishkruajë historinë. Gjatë dy dekadave të fundme brezi i ri i studiuesve ka arritur të shqiptojë refuzimin e historive tradicionale të letërsisë, të përkufizojë domosdoshmërinë e rishkrimit të saj, të penalizojë brezin e vjetër të studiuesve të letërsisë dhe shumë të tjera arritje, por ende pa e shprehur vullnetin e vet në një projekt ndryshe. Nëse është e mundshme një histori e re e letërsisë shqipe, që i tejkalon kufijtë e ngatërruar kohorë, politikë, metodologjikë dhe ideologjikë, si mund të hartohet ajo?!

Në debatet shkencore e parashkencore për këtë çështje janë përshkruar të numërtuara si vështirësitë, ashtu dhe parimet; është shqiptuar pa dyshim urgjenca e hartimit të një teksti të ri të historisë së letërsisë; janë këmbyer replika për terma rastësorë (të shkruhet a të rishkruhet), janë këshilluar tejkalimet e subjektivizmave kalimtarë ; janë propozuar kritere ndihmëse që lehtësojnë përfytyrimin e punës që duhet përballuar, por pa bërë dallime midis parimeve bazë dhe atyre dytësore; është diskutuar madje dhe se cili institucion (e cili jo) duhet ta hartojë këtë tekst.

Por si të hartohet praktikisht një histori e re e letërsisë?! /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.