ARKATANA

“Drenica” rrezikon Specialen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dënimi i Grupit të Drenicës me 65 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Mitrovicës e rrezikon votimin në Kuvendin e Kosovës të Gjykatës Speciale të premten (sot).

Pasi që disa deputetë, kryesisht ata me begraund të luftës, po e vlerësojnë se një dënimi i ish-komandantëve të UÇK-së është i padrejtë dhe kjo e vë në rrezik sigurimin e 80 votave të deputetëve.

Fundamenti

Deri të mërkurën kur është shpallur vendimi për Grupin e Drenicës, kanë qenë rreth pesë deputetë të PDK-së që kanë paralajmëruar votë kundër, në mesin e tyre më të zëshmit kanë qenë, Nait Hasani, Ganimete Musliu e Fadil Demaku, ndërsa pas dënimit të ish-drejtuesve të UÇK-së ky numër pritet të rritet, madje ka gjasa të dyfishohet. Kjo do të bënte që këto amendamente të mos miratohen, pasi që kundër tyre janë edhe 31 deputetët e partive opozitare.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj, ka thënë për “Zërin” se ky subjekt politik të premten, para seancës do ta dalë me qëndrimin final rreth votimit të amendamenteve kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale. Megjithatë, sipas tij, dënimi i Grupit të Drenicës me 65 vjet burg do të ndikojë në qëndrimet e disa deputetëve, të cilët sipas tij, mund edhe të votojnë kundër formimit të Speciales./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.