UBT

“Srpska” nuk e voton FAK-un

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përfaqësues të Listës “Srpska” paralajmërojnë se nuk do ta votojnë Projektligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), të cilin Qeveria e ka proceduar në Kuvend.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë për “Zërin” se qëndrimi i Listës “Srpska” është i prerë dhe se nuk do të votojnë pro Forcave të Armatosura të Kosovës. Sipas tij, ky subjekt politik nuk do të votojë pro FAK-ut edhe nëse një gjë e tillë kushtëzohet me themelimin e Gjykatës Speciale.

Një ditë më parë, më 27 maj, në mbledhjen e saj të rregullt, Qeveria e Kosovës ka bërë shqyrtimin e propozimit për amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, qe ka të bëjë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

United Hospital

Me shumicë votash, Qeveria arriti që t’i procedojë në Kuvend amendamentet, të cilat i hapin rrugë krijimit të Ushtrisë së Kosovës, kundër së cilës votuan dy ministrat e “Listës Serbe”, Branimir Stojanoviq dhe Dalibor Jevtiq.

Stojanoviq thotë se edhe nëse kryeministri Mustafa u kërkon që të votojnë për themelimin e Ushtrisë së bashku me propozimin për themelimin e Gjykatës Speciale “Lista Serbe” përsëri do të votojë kundër.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do të mundë të na bëjnë presion e as nuk do të mundë të na detyrojnë të votojmë për Ushtrinë e Kosovës, edhe nëse të njëjtën kohë votojmë për Gjykatën Speciale”, shprehet Stojanoviq./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.