ARKATANA

Ja cilët deputetë të PDK-së do të votojnë kundër Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kuvendi i Kosovës nesër (e premte) do të shqyrtojë amendamentet kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale. Por, numri i Deputetëve të Partisë Demokratike, që do ta votojnë kundër Speciales është shtuar.

Në partinë e Thaçit deri tash kanë qenë 8 deputetë që janë deklaruar se vota e tyre do të shkoj kundër themelimit të kësaj gjykate, por pas vendimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ku u dënuan ish-drejtuesit e UÇK-së për rajonin e Drenicës, radhëve të deputetëve që janë kundër themelimit te Dhomave te Specializuara, u janë shtuar edhe disa të tjerë.

Me gjithë insistimin e Televizionit Rrokum ata deputetë kanë hezitues të flasin para kamerës.

ARKATANA

Megjithatë, Televizioni Rrokum ka mësuar se deputetët që do ta kundërshtojnë krijimin e kësaj Gjykate janë: Bekim Haxhiu, Ganimete Musliu, Nuredin Lushtaku, Nait Hasani, Fadil Demaku, Rafet Rama, Raif Qela, Blerta Deliu Kodra. Votë kundër pritet të jap edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni.

E vetmja deputete e PDK-së, që e bëri publik qëndrimin e saj, para kamerës se televizionit Rrokum ishte Ganimete Musliu.

Tashmë dihet edhe qëndrimi i opozitës, e cila prej muajsh e kundërshton krijimin e kësaj Gjykate. Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare ka bërë me dije se nëse Kosova nuk e themelon këtë gjykatë, atë do ta bëjë OKB./Rrokum/