FIDANISHTJA

Shkolla fillore “Thimi Mitko” përfaqëson Gjilanin në garat kombëtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Basketbollistët e Basketbollistet e shkollës “Thimi Mitko” pasi ishin më të mirët në garat Rajonale me plot meritë dhe dinjitet do ta përfaqësojnë jo vetëm shkollën e tyre por edhe Komunën e Gjilanit në garat Kombëtare të cilat do të mbahen në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Këta nxënës ishin të pa konkurrencë në garat Rajonale duke dëshmuar talent të jashtëzakonshëm në parkët në mes dy koshave. Meritë të veçantë padyshim për këtë sukses janë edhe pedagogët e kësaj shkolle Shpend Sylejmani, Fidan Jonuzi, Makfire Brestovci, e Sebahate Ahmetaj të cilët gjatë gjithë kohës treguan se janë pedagog të qmuar të Kulturës Fizike pranë kësaj shkolle.

Njëri ndër Pedagogët e kësaj shkolle Shpend Sylejmani me mburrje thekson për rezultatet e këtyre nxënësve, “Së pari i falënderohem kolegëve të mi të cilët punuan në mënyrë profesionale duke i përzgjedhur më të mirët, dhe mund të them se në mesin e këtyre nxënësve ka talent të rrallë të basketbollit dhe shumë shpejt do të kenë fjalën kryesore jo vetëm në basketbollin e komunës por edhe më gjerë”.

Uji Dea

Padyshim përshtypje tejet të mira nga i cili pritet në të ardhmen e afërt është edhe talenti i basketbollit nga kjo shkollë Ardit Sahiti i cili deklaroi, “Jam i nderuar që jam nxënës i kësaj shkolle, por edhe pedagogët të cilët kanë punuar me ne vazhdimisht do ta përfaqësojmë shkollën tonë në mënyrë sa më dinjitoze dhe shpresoj se suksesi nuk do të mungojë”.

Në konkurrencën e femrave njëra ndër më të dalluarat është edhe basketbollistja Anila Shkodra e cila është mjaft e lumtur për suksesin e arritur të shkollës së saj, “Jemi një skuadër shumë e mirë nuk dyshoj në kualitetin e shoqeve të mija, jemi të përgatitura maksimalisht falë pedagogëve që i kemi dhe për këtë i falënderojmë nga zemra për kontributin e tyre të cilët në asnjë moment nuk kanë pritu për të mirën e basketbollisteve”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.