Gashi, shqiptari që ka shënuar më së shumti në Zvicër
Shkëlzen Gashi padyshim që është njëri nga sulmuesit më efektiv shqiptar në Botë në dekadën e fundit.Me golin e realizuar ndaj Thunit, ylli i Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës zvicerane Basel, ka arritur në kotën e 50 golave në elitën e futbollit zviceran.
Gjakovari 26-vjeçar ka fituar këpucën e artë në Zvicër, ndërsa tani po kërkohet nga shumë skuadra të njohura evropiane.
Me golin e 50-të në elitën e futbollit zviceran, Gashi ka lënë mbrapa Milaim Ramën i cili ka shënuar 49 gola në elitën e futbollit zviceran.
Në total gjatë karrierës së tij, Shkëlzeni ka shënuar 98 gola, ku 25 prej tyre në ligën e dytë zvicerane, 12 në ligën e tretë, shtatë në Kupën e Zvicrës, dy në barazh për inkuadrim në elitën e futbollit zviceran si dhe nga një në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. /Telegrafi/


