UBT

Shoqata e veteranëve të futbollit të Gjilanit bëhet me kryesi të re

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Pas tri takimeve të veteranëve të futbollit të Gjilanit, më në fund arrihet pajtueshmëri për kryesin e re të kësaj shoqate futbollistike.

Edhe pse kishte disa grupacione në mesin e veteranëve të futbollit megjithatë fitoi toleranca e një kontribut të veçantë në këtë drejtim e dha ish futbollisti Bashkim Ilazi të cilit ju besua që së bashku me anëtarët e kësaj shoqate të dalin nga mos pajtimet të cilat një kohë të gjatë e kishin kapluar këtë shoqatë.

Më në fund pasë shumë diskutimesh në mesin e veteranëve u arrit pajtueshmëria që të kontribuohet për të mirën e futbollit dhe për të mirën e veteranëve.

Nën udhëheqjen e Bashkim Ilazit u arrit pajtueshmëria që në fillim të përzgjidhen 15 ish futbollistë në cilësinë e kryesisë të cilët ishin: Bashkim Ilazi, Ergin Sherifi, Haki Azemi, Ramadan Ahmeti, Envrt Elezi, Ymer Berisha, Skender Hoxha, Ismajl Rashiti, Ekrem Beqiri, Skender Binjaku, Ajnur Maksuti, Muhamer Abdullahu, Shemsedin Abazi, Ramadan Bunjaku dhe Bujar Ramadani

Kjo kryesi propozoi për kryetar Bashkim Ilazin dhe Ramadan Ahmetin, Ilazi deklaroi për shkaqe të veprimtarisë së tij nuk mund ta pranon një post të tillë duke ju lënë hapësirë që në vend të tij të propozohet Skender Hoxha

Mobi Casa

Pas votimit nga 15 delegatët e kësaj mbledhje të jashtëzakonshme më i votuari doli Skender Hoxha i cili njiherit shpallet edhe kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Futbollit të Gjilanit, për 4 vite drejtor i kësaj shoqate emërohet Ramadan Ahmeti, sekretar Bashkim Ilazi ndërsa pozita e arkatarit ju besua Ismajl Rashiti.

Kryetari i ri i kësaj shoqate Skender Hoxha ka një karrier të bujshme sportive, Hoxha për 16 vite ishte futbollist aktiv, ai për një kohë ka ushtruar zejen e trajnerit, ishte edhe gjyqtar i futbollit, njeherit është edhe kryetar i futbollit të Rajonit të Gjilanit, tani është edhe kontrollor i ndeshjeve futbollistike në Superligën e Kosovës dhe trajneri Juniorve të KF Gjilani .

Hoxha pas përzgjedhjes së tij në postin e kryetarit theksoi se njëher e përgjithmonë ju bëj me dije se nuk do të ketë kurrfarë ndasie. Ne përfaqësojmë Komunën e Gjilanit, ne jemi veteran të futbollit ku rinin ton e kemi lënë për ngjyrat e qytetit dhe ne të gjithë duhet të mburremi për karrierat tona të futbollit do të jemi të gjithë së bashku, ndërsa aktivitetin tonë futbollistik do ta ushtrojmë siç është më së miri me ndihmën e të gjithëve”.

Hoxha ndër të tjera bëri të ditur se në mesin e kësaj shoqate po fillon një kapitull i ri, “Do të ketë disipline të jashtëzakonshme secili do ti kryen detyrat e parashtruara për ata të cilët bëjnë probleme në mesin e shoqatës në mesin tonë nuk do të kenë vend”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.