FIDANISHTJA

Spahiu: Me Vjosa Osmanin, LDK merr 70 për qind të votave!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka theksuar se mungesa e flamurit shtetëror në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemailit, tregon një veprim jo shtetëror duke thënë se veprimi i Shpend Ahmetit është injorim ndaj shtetit.

Spahiu ka folur edhe për zgjedhjet në LDK, duke thënë se rizgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së do të ishte përmbysje e këtij subjekti politik.

Ai ka thënë se Mustafa i ka hangër fjalët e veta kur ka bërë koalicion me PDK-në. Spahiu ka theksuar se rikthimi i Sejdiut në krye të LDK-së është më e favorshme për këtë subjekt politik.

Mirëpo, për Spahiun zgjidhja më e mirë për LDK-në do të ishte ardhja në krye të partisë e Vjosa Osmanit, për të cilën thotë se ka përcaktuar vizionin e saj të qartë. Sipas tij, në rast se zgjidhet Vjosa në krye të partisë atëherë LDK do të kthehej fuqishëm.

Uji Dea

“Nëse Vjosa Osmani zgjidhet kryetare, LDK-së i kthehet elektorati masiv, që potencialisht është rreth 70 për qind”, tha Spahiu.

Spahiu e ka cilësuar të guximshme deklaratën e Vjosës se nëse zgjidhet kryetare e LDK-së do ta prish koalicionin me PDK-në, duke potencuar se strukturat e LDK-së në përgjithësi janë frikacakë. Ndërsa, deklaratën e anëtarit të Kryesissë së LDK-së, Agim Veliut, se Vjosa Osmani nuk është e përgatitur ta udhëheq LDK-në, Spahiu e konsideron të pamençur.

Këto komente analisti Spahiu i ka bërë në emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.