FIDANISHTJA

Zvogëlohet numri i shqiptarëve në Bundesligë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Admir Mehmedi nuk ka arritur që me skuadrën e tij Freiburg të sigurojë mbijetesën në Bundesligën gjermane.
Mirëpo, gjasat janë mjaft të mëdha që 24-vjeçari edhe edicionin e ardhshëm të jetë në elitën e futbollit gjerman. Siç raporton gazeta zvicerane “Blick”, Borussia Moenchengladbachu, pjesë e së cilës është Granit Xhaka, po interesohet për shërbimet e Mehmedit.

Freiburgu ra nga elita gjermane, pas humbjes që pësoi të shtunën në udhëtim ndaj Hannoverit me rezultatin 2:1. Mehmedi ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai ka kontratë me Freiburgun deri në vitin 2019, mirëpo është pak e besueshme se do të luajë në Bundesliga 2 të Gjermanisë me këtë skuadër. Në rast se transferohet te Gladbachu, atëherë ka mundësinë që të luajë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm, pasi që Gladbachu e ka siguruar këtë.

Eco Higjiena

Pos Gladbachut, për shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës, Mehmedi, ka treguar interesim edhe Hamburgu, skuadër kjo që do të luajë në barazh me Karlsruhen për qëndrim në elitë. Pjesë e Karlsruhes është Ylli Sallahi.

Hamburgu, pjesë e të cilës skuadër është Valon Behrami, ka përfunduar stinorin në Bundesligë në pozitën e 16-të, një pozitë sipër Freiburgut dhe dy sipër Paderbornit të Alban Mehës.

http://koha.net/?id=6&l=58920

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.