United Hospital

Tugjec i dashur – vendlindja ime

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

T’ falëm nderit , o , nëna ime – N’ këtë fshat t’ bukur , o, që më linde !N’ këtë fshat t’ bukur , o, kodrinorë –
Rreth me male , o, si kurorë !

Po t’ këndoj , o, me shumë nderime –
Ty Tugjec , o, vendlindja ime !
N’ kreshtat tua , o , unë jam rritë –
M’ fale jetë, o , gëzim e dritë !…

Prindërit e mi , n’ ty i përqafova ,
Gjuhën e nënës në ty e mësova .
Lojëra t’ bukura , jone të fyellit –
Me çobanë , o , atje n’ mes pyllit …

Kam rritë shtatin , o, n’ male t’ vjetra ,
N’ ujë t’ ahishtës , o, n’ gurra t’ freskëta …
Ndër bregore , o, n’ gurë e n’ thera –
Kah kam ecë , o, zbathur me shtjerra .

I dua lisat , o, t’ gjatë e t’ vjetër ,
Me atë myshk , o, të gjatë si mjekër –
Ku i kanë strofujt ,o, zogjtë e ri ,
Ku bilbilat këndojnë përbri …

I dua pemët kudo që janë –
Që i shortuan stërgjyshërit tanë !
Me dorë t’ vet , o, kujtim na i lënë –
Brez pas brezi , o, n’ to me ngrënë !

Molla, dardha edhe qershia –
N’ degë të tyre , o, rriten fëmija !
Trashëguesit e t’ parëve tanë ,
Që në to , o, thurën shumë këngë !

I dua odë, shtëpi e hambarë –
N’ themel t’ gurëve , o, legjendarë ,
Lye me baltë e mbulua me kashtë ,
Si na i lanë stërgjyshërit e lashtë !

Përroskat , gjëmat ,o, të mullirit ,
Mrizet , këngët , o, të bilbilit –
N’ shkrepa t’ nxehtë , ku s’ pari këndova ,
Hijet , ku librat i lexova …
Shkëlqen qielli , o, lartë te Hani –
Ma bukur se oqeani !
Ajër i pastër , o, era lule –

Mobi Casa

M’ ledhatojnë ,o, përmallshëm n’ lugje …
I dua yjtë e tu të zjarrtë –
N’ vapë të verës , o, kur fshijnë lamtë !
Mbi Gollak e Male t’ Shkupit –

Shtrihet “Kashta e Hajdukit “!*1)
I dua rrugët që çdo ditë çilen ,
Autobusët që n’ ty ngjiten ,
Poçet , shtyllat që bien drtën,

T’ rinj e t’ reja që në ty rritën !…
E dua shkollën , o, n’ maje mali –
Diturinë që neve na e fali !
E dua motrën , o, mantel bardhë –

Nënave tona , që ndihmë iu falë !
I dua mësuesit që na mësojnë ,
Bibliotekën që n’ te lexojmë !
E dua bujkun , o, kur hedh farë

Dhe kosëtarin që kositë barë !
E dua nënën kur mjel n’ vathë –
Plot gjyveçët tambël , djathë …
Dhe çerepët e gjyshes loke ,

Që pjekë bukën kallamboqe !
Tash Tugjec , o, në ty nuk jam –
Sy e zemër në ty i kam !
Borxhit kurrë s’ mundëm me t’ dalë –

Dritë e jetë, o, ti m’i ke falë !
Ty Tugjec , s’ mundëm me t’ harrua –
Këngë nga zemra dua me t’ këndua !
Me zë tim , dua me t’ kujtua –
Ardhmëri t’ lumtur me t’ urua !

*****1)”Kashta e Hajdukit” = Vargan yjesh qiellore , që gjatë stinës së Verës shtrihen në drejtimin Veri- Jug , në formë të kashtës që në Malësinë e Gollakut , sipas mitologjisë quhet “Kashta e Hajdukut” .

Gjergjaj , më 20.07.1983. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.