United Hospital

Vazhdon seria pa fitore e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shënues: Xhemajli 5’, Morina 50’, 88’ – Rafuna 4’, Bojniku 18’, Maloku 90’ (nga penaltia). Gjilani – Flamurtari 3:3 (1:2). Ka disa javë që Gjilani nuk njeh fitore, kohë prej kur ekipi kuq e bardh është pajtuar me ndeshjen e barazhit, e cila do të vendos se a do të mbetet në Ligën e Parë të Kosovës, apo do të ketë ngritje dhe do të bëhet pjesë e elitës. Një synim të tillë e ka edhe Flamurtari nga Prishtina, andaj doli se të dy ekipeve u shkonte për shtati rezultati i barabartë, gjë që ndodhi në fund të ndeshjes.

Që në minutën e katërt mysafirët ia dolën të shënojnë. Pas një kundërsulmit të shpejtë, Rafuna në një tollovi që është krijuar para portës së Malokut, ia ka dalë që të shënojë nga afërsia.

Menjëherë në aksionin vijues Gjilani ia ka dalë që të barazojë rezultatin. Marovca ka shpërthyer nga e djathta, në brendi ka gjetur Xhemajlin që nga afërsia ia doli të shënojë.

Mysafirët kanë kaluar në epërsi me rezultat 2:1, në minutën 18, kur pas një gabimi të rëndë, Arifi me kokë deshi që topin t’ia kthejë portierit, por shpejt u përvodh Bojniku, i cili me një gjuajtje të saktë, mbi trupin e Malokut, topin e ka dërguar në rrjetë.

Vendasit ia kanë dalë që të barazojnë në pjesëlojën e dytë, kur Morina me një veprim vetjak e kaloi tërë mbrojtjen mysafire dhe me lehtësi nga afërsia e ka dërguar topin në rrjetë.

Ku u duk se ndeshja do të përfundoj me këtë rezultat, sërish Morina, me një parabolë nga largësia e ka lënë të shtangur portierin mysafir. E tërë kjo ndodhi në minutën 88.
Menjëherë në aksionin vijues, mbrojtja vendase ishte e pakujdesshme duke shkaktuar penalti në brendi të zonës.

FIDANISHTJA

Dënimin më të rëndë nga pika e bardhë e dha Makolli, i cili e ka dërguar portierin në anën e majtë e topin në të djathtën.

Gjilani 3

Flamurtari 3

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 100. Gjyqtarë: Baliu, Kanashi, Hyseni. Shënues: Xhemajli 5’, Morina 50’, 88’ – Rafuna 4’, Bojniku 18’, Maloku 90’ (nga penaltia).

Gjilani: Maloku, Hyseni, S. Kosumi (Leka), Haklaj, Kastrati, Xhemajli (G. Kosumi), Morina, Marovci, Sermaxhaj, Arifi, Mustafa. Trajner: Sadullah Ajeti.
Flamurtari: Hajdini, Syla, Kanashi, Troshupa (M. Gashi), Berisha, Makolli, Rafuna, Shabani, Qorri (A. Gashi), Bojniku, Marniku (Muja). Trajner: Jusuf Tortoshi. /rajonipress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.