Xhaka ëndërron klub të madh
Granit Xhaka nuk e fsheh dëshirën për të luajtur në një klub të madh evropian. Mesfushori kosovar e kishte vazhduar kontratën me Borussia Monchengladbachun deri në vitin 2019 dhe ka konfirmuar shpesh se është i lumtur tek klubi gjerman. Megjithatë, prishtinasi nuk garanton se do të rrijë gjatë në Gjermani, shkruan Zëri.
“Është e vërtet se e kam vazhduar kontratën, jam i lumtur këtu, pasi Gladbachu është bërë shtëpia ime e dytë. mirëpo, në futboll nuk ka asnjëherë garanci. Cili lojtar nuk ëndërron të luajë në një klub të madh? Mirëpo, unë do të luaj futboll dhe ta shohim se si do të rrjedhin gjërat”, u shpreh mesfushori prishtinas për uebfaqen gjermane “express.de”. /Zëri/


